Nuk pritej kaq shpejt, Seria A mund të kthehet në stërvitje në këtë datë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seria është duke menduar për rikthimin në stërvitje të skuadrave më shpejt seç pritej, ndonëse situata nga koronavirusi vijon të jetë alarmante.

“Corriera dello Sport” raporton se Serie A po planifikon të ndjekë Bundesligën gjermane dhe të rifillojë stërvitjet, fillimisht me distancë sociale dhe gradualisht të kthehet në normale.

Ndërkohë tre datat hipotetike të përmendura për rinisjen e mundshme janë 24 maji, 31 maj ose 7 qershor, me gjashtë javë e gjysmë të përshkruara për të përfunduar 13 ndeshjet e mbetura të edicionit.

Rifillimi në këtë periudhë do të thoshte që Seria A do të përfundonte në fillim ose në mes të korrikut.

“Gazzetta dello Sport” zbulon po ashtu se treshja e Juventusit, Paulo Dybala, Blaise Matuidi dhe Daniele Rugani janë ende në karantinë pasi testuan pozitivisht për koronavirus.

Ndërsa Fiorentina, Sampdoria dhe Hellas Verona kanë raportuar gjithashtu raste të koronavirusit në skuadrat e tyre.

Të fundit

Teksa Netanjahu e lë Gazën të vdesë urie, bota po i kthen shpinën – dhe ai e di këtë

Nga Jonathan Freedland “No one likes us, we don’t care” – “Askush s’na do, s’na intereson.” Ky është një thirrje...

Nga 1 gushti qytetarët marrin recetë të re mjekësore, ja formati dhe mënyra e lëshimit

Me hyrjen në fuqi të udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga dita e djeshme qytetarët shqiptarë përfitojnë nga një sistem i standardizuar dhe më...

Rusia nis testime për t’i identifikuar liderët që fëmijë

Një organizatë shtetërore në Rusi është duke kryer teste “neuroprofilizimi” në 10.000 fëmijë dhe adoleshentë për t’i identifikuar liderët dhe “anti-liderët”, me qëllim të...

Mira Murati fiton duelin me Zuckerberg: Bosi i META s’i merr dot punonjësit

Duket se fushata agresive e rekrutimit të CEO-s së Meta-s, Mark Zuckerberg, nuk do të përfundojë së shpejti. Tani një raport online zbulon se pas ScaleAI,...

BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi

Sektori i turizmit vijon të jetë shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare. Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë në korrik besimi në ekonomi...

Lajme të tjera

Web TV