Shkelën masat ndaj Covid-19/ Gjobiten 230 vetë, bllokohen 20 mjete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka vazhduar me vendosjen e gjobave ndaj personave që kanë shkelur masat e vendosur nga qeveria për koronavirusin.

Në një postim në faqen zyrtare të “Policisë” bëhet em dije se 230 shtetas janë gjobitur me 10.000 lekë gjobë ndërsa 20 mjete janë bllokuar dhe drejtuesve të tyre u është hequr leja e qarkullimit në 24 orët e fundit.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 20 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 230 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 9 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Në Tiranë është proceduar penalisht shtetasi T. LL., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, i ka shërbyer kafe qytetarëve në dyqanin e tij “Furrë Buke Pastiçeri” dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mosushtrimin e këtij aktiviteti.

Lexo edhe :  E pazakontë në Mirditë, 31-vjeçari denoncon humbjen e bashkëshortes

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Të fundit

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do...

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje të dhunshme brenda vetë kampit...

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Lajme të tjera

Web TV