Covid-19/ E frikshme, zbulohet letra e shkencëtarëve për Shtëpinë e Bardhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të martën, një panel prestigjioz shkencëtarësh i është drejtuar Shtëpisë së Bardhë duke u shprehur se koronavirusi nuk do të largohet pasi të ngrohet moti.

Kjo deklaratë vjen si kundërshti e asaj të Presidentit Donald Trump i cili ditë më parë u shpreh se  “kur koha të ngrohet, koronavirusi mrekullisht do largohet”.

Por këtë e ka mohuar paneli në fjalë i shkencëtarëve, ku në një letër drejtuar Shtëpisë së Bardhë thuhet se koronavirusi nuk do largohet edhe pasi koha të ngrohet. Në letrën e tyre, anëtarët e një komiteti të Akademisë Kombëtare të Shkencave kanë thanë se ekzistojnë disa prova që tregojnë se temperaturat e larta ndikojnë kundër koronavirusit, por imuniteti i njerëzve është shumë i dobët ndaj tij, prandaj nuk do jetë aq e lehtë për ta parandaluar.

“Ekzistojnë disa prova që sugjerojnë se koronavirusi mund të transmetojë më pak efikasitet në mjedise me temperaturë më të lartë, sidoqoftë, duke pasur parasysh mungesën e imunitetit të hostit globalisht, kjo ulje e efikasitetit të transmetimit nuk mund të çojë në një ulje të konsiderueshme të përhapjes së sëmundjes”, thuhet në letër.

Letra vuri në dukje shembullin e një studimi në Kinë, ku tregonte se edhe në kushte maksimale të temperaturës dhe lagështisë, virusi përhapet në mënyrë eksponenciale. Letra thekson se virusi po përhapet edhe në vendet me mot të ngrohtë.

“Duhet të kemi parasysh se edhe vendet që aktualisht kanë një klimë verore si Australia dhe Irani, po përjetojnë përhapje të shpejtë të virusit. Nuk supozohet aspak një rënie e rasteve me koronavirus nga klima e ngrohtë apo lagështia e madhe”, shkruhet në letër.

Shkencëtarët i dërguan këtë letër, Kelvin Droegemeier në Zyrën e Politikës së Shkencës dhe Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë./CNN

Lexo edhe :  Incident i rëndë në Australi, makina tenton të hyjë në konsullatën ruse

 

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV