I burgosuri i dyshuar me Covid-19, gjykata vendos pas 12 ditëve testimin  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Ai ka qenë dikur në krye të spitalit të Sarandës. U arrestua për shkak se emri i tij doli në një grup të trafikut të drogës me Greqinë e për pasojë edhe u vu nën hetim. Por pak ditë më parë ai dha alarmin për shkak se kishte simptomat e virusit vdekjeprurës Covid-19. Më saktë, që nga momenti kur ai pretendoi dhe i kërkoi avokatit të tij t`i kërkonte gjykatës lirimin nga qelia për tu karantinuar në kushte shtëpie e deri në momentin që do të realizohet seanca gjyqësore, ish-dejtuesi i burgosur kalon thuajse fazën dy javore të rikuperimit.

Është vendosur data 15 prill si data kur do të zhvillohet seanca ndërkohë që bëhet me dije se gjendja e të burgosurit është ende e pastabilizuar. Sipas të dhënave bëhet me dije se Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka pranuar kërkesën e të dyshuarit Florenc Llanaj dhe mbrojtësit Av. Aber Hoxha dhe me Vendim të Ndërmjetëm ka urdhëruar Insitutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin e Burgjeve për t’i marrë tamponin dhe të bëjë analizat përkatëse nëse ky person është i infektuar apo jo me COVID 19. Për këtë shkak, seanca gjyqësore u shty për në date 15 prill 2020, ora 09.00. Gjithashtu, bëhet me dije se nëse Llanaj rezulton pozitiv, seanca mund të zhvillohet edhe më herët se data 15 prill.

Më 3 prill, përmes avokatit të tij Arbër Hoxha, Llanaj i është drejtuar Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupisonit duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” pasi ai duhet të vendosë lente duke prekur sytë, për shkak të problemeve me shikimin, dhe rrezikon që në qeli të marrë koronavirusin, duke qenë se ai ngjitet edhe përmes kontaktit. Ish-nëndrejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, është një ndër personat e arrestuar gjatë operacionit të bujshëm të Forcave Speciale dje në Sarandë dhe disa qytete të tjerë. Llanaj u arrestua si i dyshuar se bënte pjesë në grupin kriminal që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria në Greqi.

Lexo edhe :  GJKKO: Ja pse Veliaj mbahet në burg/ Zbardhet vendimi: Intimidoi dëshmitarët

Po përveç Llanajt janë të shumta kërkesat që janë dërguar në Gjykatë e madje edhe shqyrtuar që kanë të bëjnë me kanosjen e rrezikut që ju vjen kryesisht të sëmurëve kronik nga coronavirusi. Gjykata ka mundësuar lirimin edhe të disa personave që rrezikonin edhe burgim të përjetshëm, ndërkohë që pret 12 ditë të verifikojë gjendjen e një të burgosuri që vetëpretendon se është i infektuar dhe se ka frikë të jetojë në qeli. Edhe nga Drenova dhe Shkodra kanë ardhur të dhëna që ka të burgosur që janë në gjendje të rëndë për shkak të mungesës së ilaçeve dhe të kushteve, por ende nuk ka asnjë informacion konkret nga Burgjet që lidhen me këtë fakt.

Të fundit

Burri vret gruan në Zvicër/ Të dy nga Malisheva e Kosovës

Një shtetas i Kosovës dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, në një fshat të Zvicrës, dhe më pas...

VIDEO/ Mediu pret LaCivita: Së bashku me Berishën dhe opozitën për një shans të madh

Kur duhen pak orë të hapet zyrtarisht fushata zgjedhore e PD, drejtuesi i kësaj fushate, amerikani Chris LaCivita është pritur nga kreu i PR,...

Çmimet e shportës në ‘qiell’!/ Tregu kontrollohet nga pika shumice që diktojnë gjithçka

Ndër shumë përcetime dhe pritshmëri të tjera, sondazhi i fundit i realizuar nga Report TV në bashkëpunim me Institutin Piepoli, i transmetuar dje (10...

Evis Kushi: E shndërruam PS nga ‘shtëpia’ e burrave, në partinë e hapur për të gjithë!

Drejtuesja e Forumit të Grave Socialiste, Evis Kushi, në nisje të takimit ”Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030” që po mbahet në TKOB, foli...

Dosja “Partizani”/ Berisha nis fushatën pa vendim, gjykata e shtyn për në 15 prill

Edhe pse data e shpalljes së vendimit paraprak të dosjes “Partizani” në gjykatën e Posçme përkoi me ditën e nisjes së fushtës elektorale, lideri...

Lajme të tjera

Web TV