Vdes shqiptarja në burgun grek/Plas keq brenda qelive, të burgosurat djegin…   

Një shqiptare ka ndërruar jetë në burgun grek, ndërsa situata brenda qelive ka degraduar në revoltë.

Sipas mediave greke shqiptarja e cila ishte pjesë e komunitetit rom mendohet se ka qenë e prekur nga koronavirusi, dhe kjo ka sjellë edhe protestën e të burgosurave të tjera.

Sipas tyre shqiptarja ka vdekur për shkak të Covid-19 dhe për këtë arsye ato janë revoltuar duke djegur dyshekët në formë dhe kanë kërkuar marrjen e masave për mbrojtjen e shëndetit të tyre.

Sipas autoriteteve greke shqiptarja 42-vjeçare ishte transportuar mëngjesin e sotëm në spital për të marrë një ndihmë më të specializuar, por më pas u shpall e vdekur. Edhe pse shkaku i vdekjes nuk ka dalë ende brenda burgut grek ka plasur revolta.