Buxheti i luftës kundër COVID, Këshilli i Lartë i Prokurorisë përgjysmon pagën mujore të anëtareve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot paradite mbledhjen me anëtarët e Këshillit, nëpërmjet platformës on-line, ku në përgjigje të thirrjes së Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit, vendosi të përgjysmonte pagën mujore të anëtarëve.

Njoftimi zyrtar i plotë:

Në situatën e krijuar nga pandemia e COVID 19 në vendin tonë dhe në respektim të plotë të udhëzimeve dhe kufizimeve të paraqitura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe qeveria shqiptare për mbrojtjen e popullatës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot paradite mbledhjen me anëtarët e Këshillit, nëpërmjet platformës on-line.

Në përgjigje të thirrjes së Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit, e drejtuar institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj me shkresë zyrtare me datë 2 Prill 2020 mbi kontributin financiar për lehtësimin e përballimit të situatës së pandemisë COVID 19 dhe në vazhdën nëpërmjet përgjysmimit të pagave për drejtuesit të lartë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi në mënyrë unanime për t’i përgjigjur pozitivisht kësaj nisme në shenjë solidariteti më qytetarët shqiptarë të prekur nga masat ndaluese të kësaj pandemie, duke përgjysmuar pagën mujore të anëtareve të Këshillit.

Gjithashtu, përpos kontributit në masë 50% nga paga mujore e anëtarëve të Këshillit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vendos në dispozicion të Ministrisë së Financave një shumë rreth 7,8 milion lek nga fondi i pagave të cilit Këshilli nuk do ta shpenzojë për vitin 2020.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi të miratojë tërheqjen nga kandidimi për t’u emëruar prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Anita Jella me kërkesë të saj dhe deklarojë të përfunduar procedurën e ngritjes në detyrë për Jella. Si rrjedhojë, Këshilli vendosi të shpallë fillimin e procedurave për plotësimin e 1 (një) vendi vakant për prokuror në Prokurorinë e Posaçme përmes procedurës së ngritjes në detyrë dhe të caktojë Komisionin e Posaçme për zhvillimin e procedurave për përzgjedhjen e prokurorëve të SPAK dhe të ndjekë e të zbatojë procedurat paraprake për plotësimin e kushteve nga kandidatët. Shprehja e interesit duhet të dorëzohet jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga publikimi i shpalljes në faqen zyrtare të institucionit./fjala.al

Të fundit

Fillon në Montevideo Kampionati i Parë Botëror i Futbollit

13 korrik 1930 Më 13 korrik 1930, në qytetin bregdetar të Montevideos, në Uruguai, u dha sinjali i parë për...

Nesër nis aksioni në të gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore në treg

Nesër, sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama do të nisë aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Objektivi i aksionit...

Një vit pas atentatit, plumbi që e ndryshoi përgjithmonë, reagon Trump

Në momentin kur plumbi i atentatorit kaloi centimetra pranë kokës së tij, Trump ishte duke parë një grafik mbi emigracionin, i vendosur në anën...

Plani i Izraelit për Rafahun do ishte krim, por e drejta ndërkombëtare s’e mbrojti Gazën

Raja Shehadeh* Palestinezët vijojnë të mbahen pas asaj që ne e quajmë sumoud – vendosmëria për të mos u dorëzuar dhe për të mos ikur...

Pse bota duhet t’i thotë “jo”, tani, luftës bërthamore

Nga Ambasador Zef Mazi *Ish-Asistent Special për Strategjinë i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore Ka disa kohë që po përmendet, si pa...

Lajme të tjera

Web TV