Nëpërmjet një vendimi të bërë publik ditën e djeshme, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, vendosi të mbështesë futbollin shqiptar në një periudhë të pazakontë ku e gjithë bota është paralizuar për shkak të koronavirusit.
Janë bërë publike edhe kategoritë përkatëse që e përfitojnë pagën prej 30 mijë lekësh të rinj. Vlen për t’u theksuar nga kjo paketë përfitojnë të gjithë futbollistët e Kategorisë Superiores, stafet dhe çdo punonjës i siguruar.
Për këtë çështje ka folur edhe presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka. Ky i fundit në një prononcim të dhënë është shprehur. Duka ndër të tjera ka sqaruar edhe faktin pse është marrë vendimi që Vllaznia që financohet nga Bashkia të përfitojë nga ndihma e Federatës. Gjithashtu nuk munguan as thumbat për zv/kryeministrin Erion Braçe për të cilin tha se i ka në ADN letrat. Presidenti i Federatës tha se nuk ka ndërmend të ndihmojë ekipet e tjera që financohen nga Bashkia, për shkak se ato duhet të paguhen nga shteti, që nuk pranoi të ndihmojë futbollin.
“Federata e parë që jep ndihmë? Ne jemi një federatë që administrojmë shtëpinë e futbollit në Shqipëri. Duke shfrytëzuar ato financa që kemi, kemi vendosur të bëjmë këtë paketë financiare që mund t’i vijë në ndihmë të gjithëve. Nga kjo do të fitojnë të gjithë, futbolli i moshave, ekipet e femrave. Sot administrata e federatës ka filluar procedurën dhe ka nisur shpërndarjen. Nuk jam i sigurtë për numrin që do të fitojë nga kjo. Buxheti është 40 milionë dhe mendoj se do të fitojnë të gjithë.
Ndoshta edhe ndonjë gabime mund të ndodhë. Kjo është si ajo dasma ku ftoi të gjithë dhe i dha dhuratë dhe më pas u mërzitën pse i dhe atij pse këtij. Kjo është një ndihmë financiare meqë loja ka ndaluar. Kemi bërë ndarjen që të gjithë të jenë të barabartë në këtë situatë.
Autogol, përfshirja e Vllaznisë e Flamurtarit dhe përjashtimi i të tjerave? E kemi diskutuar gjatë dhe kemi argumentet tona. Duke marrë parasysh situatën në të cilën jemi. Qeveria thotë se biznes duhet të paguajë vetë punëtorët, në këtë situatë nuk ka arsye pse të paguajmë për bashkitë, të cilat kanë buxhetet e tyre për të paguar. Bashkia ia u sigurinë pagesat klubet dhe kemi menduar ti vendosim në kushte të barabarta. Nuk është koha të formalizojmë ekonominë në këtë situatë. Uroj që shumë shpejt të jemi në kushte të mira.
Te klubi ku drejton vëllai i kryeministrit, ka një pagë aty dhe paguan sigurime. Mendoj se kur kryeministri sulmoi futbollin, duhet te kishte menduar edhe per vellsin e tij. Besoj se do e marrin pagën dhe do e japin për ata që kanë më shumë nevojë. Përgjysmimi i pagave, nuk ka ndodhur për ato të vogla. Janë përgjysmuar pagat e larta, kryesisht stafi i kombëtares, trajneri dhe të tjerët, të cilëve iu kemi kërkuar atyre një mirëkuptim dhe ndihmë. Nuk jemi të parët që kemi kërkuar solidaritet.
Burimi i këtyre lekëve? Në vendimin e komitetit ekzekutiv, burimi u konsiderua humbje. E kemi parashikuar vetëm një pagesë por vetëm për një muaj, nëse vazhdon do jetë edhe për muajin tjetër. Kemi parashikuar të marrim një kredi, të cilën do e shlyejmë nga buxheti i ardhshëm. Nëse kemi një ndihmë nga FIFA atëherë nuk kemi pse të marrim kredi.
Dje ka qenë një koincidencë që ne kemi deklaruar këtë projekt dhe presidenti i FIFA-s shpërndau një mesazh. Aty thuhej se FIFA po mendon për ndihmë financiare. Unë i kam dërguar një mesazh falënderimi. Ka pasur një mbështetje nga FIFA për të gjithë, jo vetëm për tani por edhe nëse kemi nevojë më vonë.
Nevojat e lojtarëve që paguhen nga bashkia? Në arsyetimin tonë ishte, që nëse akordonim një rrogë dhe bashkia të mos jepte rrogë se paguan FSHF. Dhe versioni i dytë ishte që ata do merrnin dy paga, nga bashkia dhe FSHF, por nuk mund të jepen dy rroga në këtë situatë. Në këtë këndvështrim kemi menduar që të jepet një rrogë. Në fillim ishte ideja të ndihmohej vetëm Superiorja. Kontributi i këtyre ekipeve si Vllaznia dhe Flamurtari nuk është i njëjtë. Nuk jemi për të vendosur formalizimin e krizës në këtë situatë. Klubet e Bashkisë në Superiore do marrin 100%, ndërsa për të tjerat jo. Do të ndihmojmë vetëm në raste të veçanta.
Keqardhje për Ramën që nuk të mirëkuptoi? Komunikimi ka qenë institucional, ne kemi kërkuar që në paketat financiare të përfshihet edhe futbolli. Jo vetëm që nuk e përshin, por ka thënë se nuk është formal dhe nuk meritojmë. Futbolli është formal dhe vëllai i tij te Partizani nuk është?! Kjo nuk është e vërtetë pasi futbolli shqiptar është formal. Në jemi përgjegjës që disa i kemi lënë infromal, por nuk duhen lënë.
Të gjithë klubet dhe futbollistët në Superiore kanë paga shumë më të mëdha se kaq sa dhamë ne. Mendojmë se në të ardhmen klubet duhet të reduktojnë pagat nëse kanë probleme. Asnjë nuk mund të prishë kontratën. Mund të ndodhë vetëm me mirëkuptimin e dy palëve. Merkato do ndryshojë, ku do të përshtatet me situatën dhe do të shtyhet.
Futbolli në Shqipëri të formalizohet në 90%? Klubet në Superiore deklarohen të gjitha. Ndoshta ka disa që nuk kanë përfunduar përfundimisht. Unë uroj që të mos na pengojë kjo. Për sezonin e ardhshëm kushtet e licencimit në kampionat do të ishin të njëjta si në kupat e Europës.Duka
Ne do të bëjmë maksimumin që të përfundohen të gjitha aktivitetet, do të ketë rënie dhe ngjitje të ekipeve në Superiore.
Në dhjetor të 2020 do merret vendimi për finalen e parë dhe atë të dytë për UEFA Europa Conference League , dhe një nga kandidatët është Shqipëria.
Ndërtimi i stadiumit të Fierit? Kemi pasur një diskutim me Bashkinë, që të ndërtohet një stadium në bashkëpunim mes FSHF dhe Bashkisë me Fierin.
Nëse Bashkia nuk paguan fare, çfarë do të ndodhë? Nuk do ta rishikojmë atë që kemi vendosur. Bashkitë i kanë sytë e ballit dhe mund t’i paguajë ato. Shkodrën mos e ngacmoni se jemi tifozë me atë ekip!
Kemi folur për përgjysmimin e pagave te Kombëtarja dhe e pranuan menjëherë. Kompensim më vonë? Nëse do kemi ndihma dhe nuk do detyrohemi të marrim kredi, atëherë do jepen.
Unë jam i sigurt se nga kjo nuk do jemi të gjithë të lumtur dhe të kënaqur. Sipas gjithë ligjeve, të gjithë do marrin lekë, disa nga Bashkia disa nga FSHF, ndihmojmë ato që janë me presidentë, të tjera i ka Bashkia.
Nëse nuk ka futboll e jepni titullin në tavolinë? Objektivi është që e gjithë Europa mbarojë kampionatet në fund të korrikut. Nëse kampionatet nuk do përfundojnë deri në 3 gusht, jemi të detyruar të zbatojmë rregullat e FIFA dhe UEFA. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë federatat janë të lira të vendosin si kanë dëshirë. Dëshira jonë është ta luajmë dhe ta përfundojmë deri në fund.
Futboll pa tifozë në të ardhmen? Nëse do kemi mundësi financiare, do të paguajmë klubet që të mos kenë probleme. Rikthimi i kampionatit duhet të shihet hap pas hapi, pasi mund të luhet edhe me tifozë, varet çfarë vendoset.Armand-Duka
Trajner shqiptar te Kombëtarja? Nuk e përjashtoj mundësinë, janë rritur shumë kohët e fundit. Deklarata e Panuçit? Kishte disa kritika dhe mendonte se kishte bërë një punë të mirë. Gjëja negative që tha ishte se lojtarët nuk pranojnë të vijnë te Kombëtarja, ndërkohë që është e kundërta.
FSHF kërkon para nga qeveria: Unë mendoj se bëra vetëm detyrën. Qëllimi nuk ka qenë të bëj gol apo autogol.
Reagimi ndaj Braçes: Nëse do i përgjigjesha një njeriu me atë gjuhë do e quaja si një faj. Por një njeri që në kohë lufte kërkon që të mos kryejë detyrë por të akuzojë të tjerët, duke ditur që flet në emër të qeverisë. Një njeri që nuk bën asgjë pozitive dhe kërkon të gjej armiq në këtë kohë. Unë nuk e di nëse ka bërë një punë të mirë. E ka në ADN atë që shkruan letra dhe i dërgon ato. Tani nuk mund ta quaj si gabim, madje do e quaja gol nga 50 metra.
Federata e parë që jep ndihmë: Asnjë veprim nuk e bëjmë me të nxituar. Kem folur dhe vendosëm në mbledhë të komitetit ekzekutiv.
Pagesë më e madhe se e Qeverisë: Bëmë thjesht detyrën.
Formula e ndihmës: Diçka kemi bërë dhe e di që do kemi kritika edhe për këtë.
Favorizim Vllaznisë: Shkodra është e vetmja Bashki me kryetare të opozitës.”, u shpreh Duka per “Supersport”.