Parashikimi i frikshëm/ Bill Gejts: Pandemia do të përsëritet çdo 20 vjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bill Gejts paralajmëron se bota do të përballet me pandemi çdo 20 vjet, nëse nuk do të bëhet më shumë për të luftuar përhapjen e sëmundjeve vdekjeprurëse. Miliarderi tha se situata të tilla si kriza e koronavirusi, janë kthyer më shumë se kurrë në kërcënim, për shkak të rritjes së udhëtimeve globale.

Duke folur për Financial Times ai tha:”Kjo është ngjarja më e rëndë, që njerëzit mund të kenë përjetuar përgjatë gjithë jetës së tyre. Ka realisht një probabilitet të madh që çdo 20 vjet apo më shumë, me udhëtimet e shumta që bëhen nëpër botë, që njëri prej këtyre viruseve të rikthehet”. Manjati i teknologjisë, shtoi se ai beson se vendet e pasura duhet të bëjnë përpjekjet e tyre për të ndihmuar botën të zhvillohet, dhe të luftojë viruset vrasëse. ”Këto para do të ndikonin për të ndihmuar që gjërat të mos përkeqësohen dri në këtë shkallë, dhe të ndihmojnë në përshpejtimin e prodhimit të vaksinës, mendoj se kjo çështje është emergjente” – tha ai.

Megjithatë,Gejts tha se duhen nxjerrë mësime nga kriza aktuale. “Nuk ka dyshim, se po të kishim invstuar triliona dollarë më shumë, do të ishim të përgatitur siç duhet”- tha ai.

Ai tashmë ka paralajmëruar se SHBA-ja do të jetë në “telashe të mëdha”, derisa të mund të bëhen testime të shumta për koronavirusin, pasi tashmë vendi ndjehet i rraskapitur.

Manjati i biznesit mendon se SHBA duhet të ndjekë shembullin e Koresë së Jugut, duke krijar një “sistem të unifikuar” të mbikëqyrjes. Ai ka premtuar se kompania i tij do të shpenzojë miliarda dollarë për të financuar ndërtimin e laboratorëve, për të zhvilluar një vaksinë e cila të mund të luftojë koronavirusin.

Lexo edhe :  Pjesa e makinës që po vidhet më shumë në Britaninë e Madhe

“Deri në gjetjen e vaksinës, SHBA-ja do të jetë në telashe të mëdha, pasi me 330 milionë amerikanë, nuk do të jemi në gjendje të testojmë shumë njerëz” – tha ai. Nga ana tjetër ai paralajmëroi se distancimi shoqëror nuk mund të sjellë qetësi, ndaj duhej bërë testimi i plotë.

Ai tha gjatë një interviste për PBS në fillim të kësaj jave, se SHBA mund të mos jetë “plotësisht e sigurt” deri në vjeshtën e vitit 2021.

“Vaksina është urgjente, sepse pa e pasur atë, gjërat nuk do të mund të jenë vërtet normale Aktivitetet mund të hapen deri në një farë mase, por rreziku i një rikthimi të pandemisë do të jetë aty, derisa të kemi një vaksinim në shkallë të gjerë”- theksoi ai.

Ekspertët kanë pohuar se studimi i antitrupave të atyre personave që tashmë janë infektuar, është gjithashtu një hap thelbësor. Gejt tha gjithashtu se beson që shkollat ​​mund të jenë në gjendje të rihapen në vjeshtë./S.T/ Fjala.al

 

 

Të fundit

“Duam rrugë”, banorët e disa fshatrave të Selenicës ngrihen në protestë

Banorët e disa fshatrave që i përkasin bashkisë se Selenicës pjesë e qarkut Vlorë janë ngritur mëngjesin e kësaj...

4 gusht 1991: Ukraina shpall pavarësinë e nga Bashkimi Sovjetik

Më 24 gusht 1991, në valën e ndryshimeve të mëdha politike që tronditën Evropën Lindore dhe të nxitur nga dështimi i grushtit të shtetit...

Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nga Kreshnik Spahiu Piloti i avionit njoftoi uljen drejt aeroportit të Tiranës dhe të gjithë pasagjerët lidhën rripat e sigurimit. Ishte një ditë me diell...

Festë mes bombave! Kharkiv sfidon Putinin: Ik nga Ukraina!

Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus, tre vjet e gjysmë më parë, bashkia vendosi të rindezë ndriçimin publik dhe dekorimet...

Faqja me fokus turizmin: Pse britanikët dynden drejt Durrësit për pushime?

Qyteti i Durrësit, i vendosur përgjatë bregdetit adriatik të Shqipërisë, është tashmë një destinacion kryesor për turistët britanikë që kërkojnë një alternativë të përballueshme...

Lajme të tjera

Web TV