VIDEO/ U plagos nga polici aksidentalisht, momenti i transportimit të vajzës në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë dalë pamje nga plagosja e ndodhur pak momente më parë në zonën e Xhamllikut në qytetin e Tiranës.

Teksa ishte duke qëlluar drejt Orges Bilbilit, që po tentonte të arratisej, një efektiv policie ka plagosur një kalimtare në këmbë. I plagosur ka mbetur edhe 30-vjeçari që po përpiqej t’i largohej forcave policore.

Ngjarja ku mbeti e plagosur shtetësja me inicialet M.P ka ndodhur para shkollës “Niket Dardani”.

Në videon e mëposhtme shihet ende i shtrirë përtokë, me pranga në duar i riu, që mbeti i plagosur në këmbë, ndërsa nga ana tjetër dëgjohen punonjësit e policisë, të cilët ftojnë qytetarët që të largohen nga zona, ndërkohë që ata lejohen që të lëvizin përgjatë një orari, pasi kanë marrë lejen e daljes.

Më tej bëhet me dije se vajza është transportuar në spitalin e Traumës, ku thuhet se ka marrë vetëm një plumb në këmbë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Fjala.al/

Të fundit

28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Nga Leonard Veizi 28 qershor 1914 - Sarajevë Vritet trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, shpërthen Lufta e Parë Botërore Më 28 qershor...

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De Santis në Torremaggiore të Foggias,...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Lajme të tjera

Web TV