Kërcënohet me jetë Albin Kurti: 10 milionë euro kush ma sjell kokën e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook mëngjesin e së premtes.

Kërcënimi ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje ka ardhur nga një person me emrin e Facebook-ut, Daniel Arianitti.

Ai ka thënë se jep dëmshpërblim prej 10 milionë eurove në këmbim “të kokës së Albinit”, të cilin e ka krahasuar me ish-liderin e Kubës, Fidel Castron.

10 milion euro kush ma sjell kokën e Albinit, Fidel Castros, psikopatit shqiptar”, ka shkruar ai në Facebook.

Kërcënimin ndaj Albin Kurtit e ka denoncuar në Policinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje.

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka thënë se lënda është në duart e “organeve të hetuesisë e rendit”.

Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Manxhuka u bëri thirrje aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të mos merren privatisht me kërcënuesin.

“E di që shumë prej jush e keni marrë me shumë seriozitet një kërcënim të një personi që kishte bërë ndaj Albinit në FB, por nuk është zgjidhje që privatisht e personalisht të merreni me të, madje s’do të duhej”, ka shkruar Manxhuka në reagimin e tij.

Më 28 dhjetor të vitit të kaluar, Albin Kurti ishte kërcënuar me jetë nga Haxhi Hoti, ish-kandidat për deputet i Nismës Socialdemokrate, shkruan Gazeta Express.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti kishte bërë një krahasim mes presidentit të vrarë amerikan, John Kennedy dhe Albin Kurtit.

Hoti kishte thënë se ndonëse populli e deshi të parin për udhëheqës të shtetit, nuk ishte në interesin e shtetit që ai të ishte president, kurse për Kurtin ka thënë se populli “ndoshta” e do, “por nuk është interes i shtetit që ky të jetë kryeministër”.

Të fundit

Ceremonia e Mirënjohjes Kombëtare/ Rama: Komisar Agim Troci u dergj në shtrat

Kryeministri Edi Rama vlerëson punën e forcave zjarrfikëse që u përballën me zjarret në vend. Rama përmendi Agim Trocit që u...

Flakët në vend, Qeveria shpërblen personelin në vijën e parë të zjarreve

Qeveria shqiptare ka shpërblyer sot forcat e angazhuara në përballimin e zjarreve masive që kanë përfshirë vendin gjatë muajve të fundit. Kryeministri Edi Rama vlerësoi...

Rama vijon takimet në zyrën e tij! Çfarë pritet të ndodhë sot?

Ky fund gushti do të jetë intensiv në Kryeministri. Kreu i qeverisë Edi Rama, do të presë deri në datën 30 gusht ministra, por...

Mesazhi i koduar nga Moska: Kush e njeh Kosovën, nuk do të mbijetojë në Serbi!

Një mesazh i koduar u lëshua nga Moska në drejtim të Beogradit, por pa një adresë të qartë. “Një njeri që njeh Kosovën nuk mund...

‘Trump shpëtoji serbët’, pse Vuçiç dhe Dodiku po ‘vrapojnë’ pas presidentit amerikan

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Lajme të tjera

Web TV