Kriza si pasojë e COVID-19, fillojnë vjedhjet në Sarandë

Foto ilustruese

Një 39-vjeçar nga Saranda ka grabitur një lokal në qendër të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së premtes, ku personi në fjalë është futur brenda duke thyer xhamat e ndërtesës.

Policia e Sarandës ka arrestuar shtetasin me inicialet F.T. nën akuzën për vjedhje, ndërkohë që 39-vjeçari kishte marrë gjithçka që kishte gjetur në pjesën e dukshme të lokalit./fjala.al