Një 99-vjeçar i cili kishte shërbyer si roje gjatë Luftës së Dytë Botërore, është shëruar plotësisht nga COVID-19.
Albert Chambers, i cili mbijetoi tre vjet në një burg të gjermanëve të kampit të luftës, mbush 100 vjeç në korrik dhe tani është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Alberti ka qenë një pacient i mrekullueshëm. Ai ka luftuar për t’u bërë më mirë. Ai donte të kthehej në shtëpi. Është i mahnitshëm”, tha infermierja Paige Lax.
Vetë 99-vjeçari u shpreh se ishte “një njeri shumë me fat”.
“Kur të kthehem në shtëpi, do t’u tregoj të gjithë fqinjëve të mi se sa të mrekullueshëm janë infermierët këtu. Dua të them faleminderit shumë për ta. Unë vlerësoj shumë për ato që kanë bërë për mua. Ata nuk mund të ishin më mirë,” shtoi ai./fjala.al