Ja si dështoi Suedia të menaxhojë situatën ndaj koronavirusit

Ndryshe nga vendet e tjera të cilat bllokuan kufijtë dhe morën masa shtrënguese për t’u mbrojtur nga koronavirusi, Suedia ka zgjedhur një rrugë më liberale e cila siç duket po i kushton shtrenjtë.

Qeveria ka këshilluar suedezët që të punojnë nga shtëpia kur është e mundur dhe të shmangin baret, restorantet, tubimet apo vendet e populluara me njerëz. Por nga ana tjetër autoritetet suedeze kanë refuzuar vendosin  kufizime zyrtare, ndërsa i kanë kërkuar qytetarëve që “të sillen si të rritur”.

Megjithëse, fqinjët e Suedisë si Danimarka, Finlanda dhe Norvegjia, ishin ndër shtetet e para evropiane që vendosën bllokime kur filloi pandemia COVID-19, ajo nuk ka hequr dorë nga qëndrimi i saj.

Të dhënat e fundit tregojnë se në Suedi, numri i të vdekurve po rritet shpejt, ku deri më tani kanë ndërruar jetë 887 persona dhe janë prekur 10,151 njerëz.

Shifrat tregojnë se sjellja e qeverisë, duket se po i kushton shtrenjtë Suedisë.