‘Mos ma prek djalin me dorë’/Plas keq te Ekonomiku, policia dhunon 15-vjeçarin-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një djalë 15-vjeçar është dhunuar nga policia pasditen e sotme në afërsi të Fakultetit Ekonomik në kryeqytet.

I riu kishte thyer rregullat e karantinimit dhe ai është ndaluar nga forcat e policisë, veçanërisht dita e diel është e ndaluar në mënyrë kategorike për të dalë nga shtëpia si pasojë e masave të marra ndaj koronavirusit.

Gjithçka ka nisur kur 15-vjeçari bashkë me disa fëmijë të tjerë po luanin jashtë shtëpisë së tyre, dhe i riu një moment ka nisur të xhirojë me celular efektivët e policisë, ndërsa këta të fundit po debatonin me njëri-tjetrin.

Pasi kanë pikasur 15-vjeçarin që po i filmonte, njëri nga efektivët i ka kërkuar telefonin, ndërsa djali ka refuzuar.

Në këtë çast, sipas dëshmitarëve dhe videos së siguruar nga Fjala.al, efektivi e ka goditur të riun dhe më pas e ka shtrirë përtokë.

Ndërkaq, e ëma e 15 vjeçarit ka parë të gjithë skenën dhe ka ndërhyrë duke thirrur ndaj efektivëve të policisë që të mos i prekin djalin me dorë siç dëgjohet edhe në videon ekskluzive të siguruar nga Fjala.al

“Mos fol, mos ma prek djalin me dorë. Kush je ti ta prekësh djalin me dorë?’, i drejtohet e ëma efektivëve të policisë, e cila prezantohet si Alma Mulaj, ndërsa shpjegon se punon si administratore e një shkolle në kryeqytet. Ajo i kërcënon efektivët se do të mbajnë përgjegjësi për gjithë ngjarjen.

Më pas në vendngjarje siç duket edhe nga videoja, kanë mbërritur forca të shumta policie ndërsa mësohet sipas dëshmitarëve se familja e 15-vjeçarit do të bëjë kallëzim për dhunë mbi të miturit ndaj efektivëve të policisë./Fjala.al/

Të fundit

Trump humb durimin me Putin: Marrëveshje ose do vendos tarifa 100% kundër Rusisë

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një sërë deklaratash të forta gjatë një takimi në Zyrën Ovale me sekretarin...

Në gjendje të rëndë dhe e intubuar, 17-vjeçarja mbërrin te Spitali i Traumës

17-vjeçarja e cila u soll e plagosur nga familjarët në spitalin e Vlorës, ka mbërritur në spitalin e Traumës. Sipas burimeve, 17-vjeçarja është në gjendje...

Bardh Spahia: Trishtim dhe turp! Rama po ndëshkon Thethin pas 11 majit

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka komentuar në "News24" shembjet e ndërtimeve pa leje në Theth. Spahia tha se kemi të bëjmë me një...

Takimi me Bashkinë Tiranë, Rama ia lë mbledhjen në dorë Ballukut: Kam kritika

Tensioni duhet të jetë ndjerë në ajër në sallën e Hotel Tiranës, ku drejtues të Bashkisë së Tiranës ishin në përballjen e dytë me...

Policia Rrugore bën kërdinë, 3300 gjoba në një javë

Gjatë javës së kaluar, Policia Rrugore ka vendosur 3313 gjoba në të gjithë vendin për shkelje të ndryshme rrugore. Akset kombëtare u monitoruan me 2...

Lajme të tjera

Web TV