Studimi/ 6 nga 10 persona me koronavirus humbin përkohësisht nuhatjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi të kryer në Mbretërinë e Bashkuar, 59% e njerëzve të infektuar më koronavirus humbin përkohësisht nuhatjen.

Humbja e papritur e ndjenjës së nuhatjes, e kombinuar me dhimbje koke dhe rraskapitje janë tashmë shenja shumë të forta se mund të jeni i infektuar më COVID-19.

Të dhënat e disponoheshe deri më tani nuk sqarojnë nëse të gjithë ata që preken e rikuperojnë plotësisht ndjenjën e tyre të nuhatjes apo nëse ka raste në të cilat përkeqësimi mund të mbahet në një afat të gjatë.

Të dhënat e para klinike të publikuara për pacientët nga Kina treguan se simptomat më të zakonshme të Covid-19 ishin ethe, lodhje dhe kollë e thatë, por pa përmendur nuhatjen.

Që nga ardhja e epidemisë në Evropë, mjekët kanë paralajmëruar se disa pacientë ankohen për humbjen e erës.

“Kemi raste kur humbja e nuhatjes është simptoma e vetme dhe me të vërtetë duhet të konsiderohet një simptomë alarmi, sepse ata kanë një sasi të madhe virusi në hundët e tyre”, tregon drejtuesja e seksionit otorinolaringologjik të spitalit Vall d’Hebron në Barcelonë, Ana María García Arumí.

Mekanizmi me të cilin koronavirusi pengon erën mund të jetë një inflamacion në zgavrën e hundës që parandalon molekulat aromatike të arrijnë në sensorët qelizorë të nuhatjes, siç zbulohet nga rasti i një pacienti të trajtuar në Spitalin Universitar Lariboisière në Paris.

Burimi: Lavanguardia, Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Programi bërthamor/ Europa “gozhdon” Iranin: Afat deri në fund të verës për…

Ministrat e Jashtëm të Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, si dhe Përfaqësuesin i Lartë i Politikës së Jashtme...

Hapësirat publike, lirohen 17 mijë m² në Tiranë, IMT: Ndërhyrje edhe brenda lagjeve

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, me qëllim kthimin e trotuareve dhe ambienteve të përbashkëta në shërbim të qytetarëve. Deri më...

Eskortat në burg, habit gazetari: Shpesh janë dhurata nga miqtë

Gazetari i kronikës, Sokol Bregu, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar skandalin e fundit, atë të...

Roberto Saviano dhe sfida ndaj mafies, një leksioni i gjatë 17 vjeçar

Nga Leonard Veizi Fjala e lirë, padyshim, kushton më shumë se plumbi. E megjithatë, ka njerëz që zgjedhin të mos heshtin. Nuk bëjnë zhurmë për...

Rama: “Angela Merkel” do të hapë dyert për më shumë se 1300 nxënës në Kamëz

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të premte, 18 korrik, pamjet e shkollës së re 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz, e cila do të...

Lajme të tjera

Web TV