‘Bombë me sahat’ për Covid-19/ Ardi Veliu e Lamallari kontrollojnë Shkodrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkodra është cilësuar nga kryeministri Rama si ‘bombë me sahat’për rastet e regjistruara me Covid-19. Deri më tani në këtë qytetet janë infektuar 57 persona në total.

Në mëngjesin e sotëm në Shkodër kanë udhëtuar për të parë nga afër situatën me rregullat e karantinimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku.

Në qytet ndodhet edhe zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili ka marrë detyrën për koordinimin dhe të drejtimit të përpjekjeve të gjithë degëve territoriale të qeverisjes në këtë qark.

Qytetarët e Shkodrës nuk kanë hequr dorë nga daljet dhe grumbullimet, duke shtuar kështu rrezikun e përhapjes së virusit.

Veliu i bëri thirrje qytetarëve të Shkodrës që të kontribuojnë duke zbatuar rregullat e vendosura.

Ndërsa shefi i shtabit të FA, Bardhyl Kollçaku tha se rastet e shtuara në Shkodër janë një kambanë alarmi.

Ardi Veliu: Së bashku me shefin e shtabit dhe zv/ministrin inspektuam tregun. Para një jave kam qenë përsëri në treg, konstatoj disa ndryshime, më bëjnë optimist, por gjithsesi nuk është niveli i kërkuar në lidhje me respektimin e rregullave që duhet të ofrohet në tregje dhe në gjithë ambientet. I bëj thirrje qytetarëve të Shkodrës që nuk është tendencë që qytetarët e Shkodrës të ndëshkohen, por është një e mirë ku çdo qytetar duhet të bëhet pjesë e zgjidhjes së kësaj situate duke respektuar rregullat, dhe mos kalojnë në anën tjetër të medaljes që policia pastaj të marrë masa shtrënguese. Nuk është pozitive që në Shkodër, falë edhe neglizhencës së qytetarëve identifikohen qytetarë që janë bartës të këtij virusi. Nuk ka pse të vazhdojë kjo situatë në Shkodër. Ne i bëjmë thirrje çdo qytetari që të bëhet pjesë pozitive në kontributin individual për të shëruar dhe kuruar këtë situatë që ne jemi aktualisht.

Lexo edhe :  Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Bardhyl Kollçaku: Jemi këtu sot të gjithë bashkë për të garantuar qytetarët Shkodran, për të dhënë mesazhin që ne pushteti qendror, policia, FA, prefektura janë bashkë për të mbrojtur njëri tjetrin nga kjo e keqe e madhe. Shtimi i rasteve në Shkodër është kambanë alarmi dhe duhet të shërbeje për sensibilizimin e gjithë qytetarëve, por edhe fakti që të shikojmë forca të armatosura në qytet me armatim tregon sa e rëndësishme është kjo. Është një ngjarje e pazakontë, që ushtria, FA të jenë në terren. Kjo tregon sa e vështirë është situata. Është armik i padukshëm, por të gjithë bashkë duke zbatuar rregullat ne mund t’ia dalim së bashku. Ka një përmirësim, ka një ndërgjegjësim, por rreziku më i madh është kur mendojmë se ja kemi kaluar. Beteja nuk fitohet pa përfunduar.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV