Cana: Kanë vdekur miq të mitë nga Covid-19. Ndeshjes me Serbinë nuk i heq asnjë..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana i cili ndodhet i izoluar në Itali, në një nga vendet më të goditura të Evropës nga koronavirusi, ka rrëfyer se si nga Covid-19 kanë humbur jetën edhe disa nga miqtë e tij.

Kam humbur miq të afërt nga ky virus. Ka vdekur ish-presidenti i Marseilles, me të cilin kam pasur një afërsi të madhe. Gjithashtu, edhe një mik në Londër, i cili njihet mjaft shumë nga komuniteti shqiptar në Londër. Shihet se ky virus është duke u përhapur me të madhe”, shprehet Cana në një intervistë për Klan Kosova.

Sipas Canës, kjo “është periudha më e vështirë që prej Luftës së Dytë Botërore, kjo situatë është tejet e rëndë. Më duket një gjendje shokuese, humbin jetën shumë persona nga ky virus. Por, populli është i bashkuar. Nuk i kam dëgjuar italianët ta këndojnë himnin përveç në futboll, por kjo po ndodh edhe tani. Njerëzit po mundohen të jenë sa më të ndërgjegjshëm.”

Midis të tjerave Cana ka kujtuar edhe ndeshjen e Shqipërisë me Serbinë në Beograd. Ish-kapiteni i kuqezinjve thotë se nuk i ndryshon asnjë prej gjithë çka ndodhi natën e 14 tetorit 2014 në stadiumin e Beogradit.

Nuk e kam kujtuar të them të drejtën, por ma kujtojnë të tjerët. Kjo situatë kishte marrë jehonë të madhe aso kohe. Në përgjithësi është një histori me të mira dhe të këqijat e veta. Nuk e kisha ndryshuar për asnjë presje”, thekson ai.

Cana shton gjithashtu se në karantinë po përpiqet që edhe djalin e tij ta akitivizojë duke luajtur futboll brenda mureve të shtëpisë.

Djalin e kam katër-vjeçar dhe duhet ta mbajë me aktivitete. Luajmë nganjëherë futboll në shtëpi, ku edhe kemi thyer dy llampa, por situata është mirë pasi s’na ka bërtitur nëna. Ajo që më mungon është që nuk po mundem të dalë në park me fëmijët, si dhe të bëjë aktivitete tjera”, u shpreh Cana.

Të fundit

Kishte humbur prej disa ditësh në Malin e Çikës, policia gjen turisten franceze

Policia ka shpëtuar një turiste franceze e cila kishte humbur kontaktet në Malin e Çikës. Për gjetjen e turistes...

Gjarpri helmues i hyn në dhomën e gjumit, shpëton banori në Berat

Një e moshuar 82-vjeçe,e cila jetonte e vetmuar në një banesë në lagjen “Vakëf” në Berat ka kërkuar ndihmën e zjarrëfikësve për të nxjerrë...

Berisha: Epiqendra e programit të PD do jetë investimi te qytetari

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në fjalimin që i drejton çdo pasdite mbështetësve të tij nga ballkoni i banesës ku qëndron në arrest shtëpie prej 30...

Humb jetën 62-vjeçari, ra në greminë teksa kulloste bagëtitë

Një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia, teksa kulloste bagëtitë. Ngjarja ka ndodhur në Qafë Shtamb, në vendin e quajtur “Nojë”....

Ekspertët peshojnë gjasat e apelit për çështjen e ish-presidentit Trump në Nju Jork

Kandidati i pritshëm republikan për president, Donald Trump thotë se do të apelojë vendimin e javës së kaluar që e shpalli atë fajtor lidhur...

Lajme të tjera

Web TV