Ekspertja lëshon deklaratën bombë: Vaksina ndaj koronavirusit mund të mos gjendet kurrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mënyra e vetme që njerëzit të dalin nga karantina është gjetja e një vaksine ndaj koronavirusit.

Ky është konstatimi që bën kryeministri i Australisë Scott Morrison.

Por pyetja që lind është se po sikur të mos e gjejmë dot një vaksinë ndaj COVID-19 në të ardhmen e afërt, çfarë do të ndodhë?

Këshilltarja e qeverisë për menaxhimin e situatës nga koronavirusi, Jane Halton, pjesë e koalicionit për pandemitë globale, e cila drejtohet nga Bill Gates, shprehet optimiste por edhe realiste sa i përket gjetjes së një vaksine.

Sipas saj, vaksina ndaj koronavirusit mund të gjendet brenda 18 muajve. Por edhe mund të mos gjendet kurrë.

Vlen të kujtojmë se një nga vaksinat që është prodhuar më shpejt ndonjëherë është vaksina e cila lidhet me fruthin dhe zgjati 10 vjet që kur u identifikua patogjeni e deri kur në të vërtetë ne kishim vaksinën”, u shpreh ajo. Ndërsa shton“se tani po kërkojmë kurën ndaj koronavirusit për një kohë shumë më të shpejtë.”

Po çfarë thotë shkenca?

Jane Halton shpjegon se me gjithë vlerësimet optimiste ekziston mundësia që vaksina ndaj koronavirusit mund të mos gjendet fare.Është e vërtetë që jo të gjithë patogjenët që kemi kanë qenë të suksesshëm në zhvillimin e vaksinave” shpjegoi Halton.

Ajo tha se më shumë se optimistë duhet të jemi realistë.

Tani, unë jam optimiste, më pëlqen të mendoj se shkencëtarët tanë do ta gjejnë vaksinën, por  duhet të jemi edhe realistë”, saktësoi Halton.

A ka një plan B nëse nuk gjendet vaksina?

Sipas Halton, pavarësisht se cili do të jetë rezultati, Australia duhet të fillojë përgatitjet për planin B.

Lexo edhe :  Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Basha uron besimtarët:Zoti na faltë dhuratën e shpresës

Kam folur pak për atë që quhet ‘plani B’ ndërsa të gjithë presim një vaksinë”, tha ajo.

Plani B është se do të duhet të mendojmë se si të kufizojmë përhapjen e virusit dhe sëmundjes në komunitetet tona, si të mbrojmë njerëzit, si të mbrojmë të prekurit, të sëmurët, të moshuarit dhe njerëzit, të cilët mund të përkeqësohen nëse preken nga koronavirusi”, theksoi Halton.

Halton tha se përkundër “shenjave pozitive” që shihen deri më tani nuk ka gjasa që sëmundja të eliminohet plotësisht.

A mendojmë se mund ta eliminojmë? Është një punë heroike që duhet bërë në këtë drejtim, pasi virusi mund të eliminohet diku dhe të shfaqet në një vend tjetër të botës. Ne duhet të mendojmë tani se si do t’i drejtojmë bizneset tona, si do të arsimohemi, si do të qëndrojmë të lidhur me familjen dhe miqtë në një mënyrë që të na bëjë të gjithë të lumtur”, u shpreh Halton./Përshtati nga 7news për Fjala.al, Bardhi Quku/

Të fundit

Votim elektronik në njësinë 10 dhe në Vorë, PD ngushton mundësitë, por në fund pranon

KQZ nuk do të organizojë votim dhe numërim elektronik në 10 njësi, siç kishte parashikuar. Por ky model do...

Berisha sfidon Ramën: Dokumento shtrimin në spital të Agaçit, ka foto në kafene

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sfiduar kryeministrin Edi Rama për të vërtetuar se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, nuk është larguar nga...

Punonjësit e CIA kërcënojnë Trump se do ua shesin sekretet shërbimeve të huaja

Pakënaqësia brenda Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA), e shkaktuar nga politikat e zbatuara nga administrata e Donald Trump, kryesisht Departamenti i drejtuar...

Përse Sara dhe Dj PM nuk po bëjnë dasmën e shumëpërfolur?

Sara Berisha, pas disa spekulimeve për një dasmë të mundshme me DJ PM, ka sqaruar situatën në një deklaratë të fundit. Teksa ishte e...

FOTO/ Kjo është palestinezja, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Tiranë

Kjo është  Ryyan Aluan, palestinezja e cila u vra me thikë në Tiranë. Dyshohet se kemi të bëjmë me vrasje me paramendim dhe se këtë...

Lajme të tjera

Web TV