Norvegjia ka gjetur një mënyrë mjaft origjinale për të gjurmuar koronavirusin. Telenor, operatori më i madh telefonik po bashkëpunon me Institutin Norvegjez të Shëndetit Publik për të kuptuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Rreth 80% e të gjithë trafikut të të dhënave kalojnë nëpër infrastrukturën e vendit, kështu që Telenor e di afërsisht vendndodhjen e smartfonave.
Në sistem do të jenë njerëzit dhe intinerari i tyre për të kuptuar se si përhapet koronavirusi dhe cilat janë zonat më të rrezikuara.
Pas mbledhjes së të dhënave përdoret një model matematikor për të parashikuar se ku dhe kur do të jenë rastet e reja me Covid-19.
Sipas kompanisë telefonike do të gjurmohen vetëm grupet e njerzve me më shumë se 20 persona pasi është tepër e vështirë të ri-identifikohen të gjithë individët në grupe më të mëdha se kjo madhësi.