Kriza nga Covid-19/ Klubi norvegjez shkarkon gjithë ekipin, e pëson dhe lojtari kuqezi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kriza ekonomike, në të cilën e ka futur koronavirusi botën ka ndikuar shumë negativisht edhe te futbolli.

Klubi norvegjez i Valerengës ku luan edhe futbollisti shqiptar, Herolind Shala, ka ndërprerë kontratat me të gjithë lojtarët, duke mos pasur mundësi që të shlyejë detyrimet ndaj tyre.

Suke dhënë intevistë për  “Sporti në KTV”, Shala ka treguar situatën e pazakontë. Ai është shprehur se është shumë i paqartë në lidhje me të ardhmen, ndërsa vazhdon të shpresojë për vazhdimin me Valerangan, pasi në këto kohë është e pamundur që të mendohet një transferim i ri.

Herolind Shala

“Po këtu në Norvegj kanë nisur këto stërvitjet me pak lojtarë, me nga 5 të tillë. Situata është shumë e vështirë dhe ka mundësi që të shtyhet edhe pas 15 qershorit kampionati. Tani na kanë shkarkuar të gjithëve pas krizës financiare.

25% të kontratës po na paguan klubi dhe një pjesë tjetër po vjen nga shteti. Të gjitha klubet kanë këto probleme dhe jam pa kontratë tani. Fokusimi im është që të iki sa më shpejt ky virusi dhe të vazhdoj këtu ku jam. Problemi është se futbolli është ndalur kudo, gjithçka është e mbyllur, ku mund të iki unë tjetër”,-tha Shala./Fjala.al/

Të fundit

Ose je peng ose i pafytyrë ekstrem/ Jamarbër Malltezi sulmon Dumanin dhe Gjokën

Në vijim të fushatës së ashpër të sulmeve ndaj institucioneve të drejtësisë, Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha,...

Hiqeshin si hetues financiarë e policë, SPAK godet call-centerin që mashtronte gjermanët

Një operacion i përbashkët mes Prokurorisë së Posaçme dhe autoriteteve gjermane ka çuar në goditjen e një grupi kriminal që ushtronte mashtrime kompjuterike ndaj...

Brennan dhe Clapper: Ta sqarojmë të vërtetën mbi Rusinë dhe zgjedhjet e vitit 2016

Nga John O. Brennan dhe James Clapper* Gjatë muajit të fundit, Tulsi Gabbard, drejtoreshë e inteligjencës kombëtare, dhe John Ratcliffe, drejtor i Agjencisë Qendrore të...

“Largohuni tani urgjent!” Rusia pushton qytetin strategjik ukrainas

Qyteti strategjik ukrainas i Chasiv Yar ka rënë plotësisht nën kontrollin rus. Kremlini ka bërë të ditur se kishte pushtuar qytetin Chasiv Yar në...

Ose deti është i shtrembër, ose ne s’vosisim drejt!

Nga Andi Sefa Në një vend ku realiteti shpesh refuzohet si pasqyrë dhe për çdo dështim gjejmë një fajtor: motin, gjeografinë, historinë, armiqtë imagjinarë; është...

Lajme të tjera

Web TV