Kriza nga Covid-19/ Klubi norvegjez shkarkon gjithë ekipin, e pëson dhe lojtari kuqezi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kriza ekonomike, në të cilën e ka futur koronavirusi botën ka ndikuar shumë negativisht edhe te futbolli.

Klubi norvegjez i Valerengës ku luan edhe futbollisti shqiptar, Herolind Shala, ka ndërprerë kontratat me të gjithë lojtarët, duke mos pasur mundësi që të shlyejë detyrimet ndaj tyre.

Suke dhënë intevistë për  “Sporti në KTV”, Shala ka treguar situatën e pazakontë. Ai është shprehur se është shumë i paqartë në lidhje me të ardhmen, ndërsa vazhdon të shpresojë për vazhdimin me Valerangan, pasi në këto kohë është e pamundur që të mendohet një transferim i ri.

Herolind Shala

“Po këtu në Norvegj kanë nisur këto stërvitjet me pak lojtarë, me nga 5 të tillë. Situata është shumë e vështirë dhe ka mundësi që të shtyhet edhe pas 15 qershorit kampionati. Tani na kanë shkarkuar të gjithëve pas krizës financiare.

25% të kontratës po na paguan klubi dhe një pjesë tjetër po vjen nga shteti. Të gjitha klubet kanë këto probleme dhe jam pa kontratë tani. Fokusimi im është që të iki sa më shpejt ky virusi dhe të vazhdoj këtu ku jam. Problemi është se futbolli është ndalur kudo, gjithçka është e mbyllur, ku mund të iki unë tjetër”,-tha Shala./Fjala.al/

Të fundit

‘Të gjithë sytë në Rafah’/ Fotoja virale postohet nga 37 milionë përdorues të Instagramit

‘Të gjithë sytë në Rafah’. Nëse edhe ju përdorni rrjetet sociale është e pamundur që t’iu ketë shpëtuar pa...

Një makinë vrasëse, Kina prezanton qenin robot

Gjatë provave ushtarake në Kamboxhia, ushtria kineze prezantoi një qen robot me një automatik në kurriz që e shndërron “mikun më të mirë të...

OBSH dërgon furnizime mjekësore në veri të Gazës për herë të parë në dy javë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dërguar furnizime mjekësore në Spitalin Al-Ahli në Gaza, misioni i tyre i parë në pjesën veriore të enklavës në...

Protesta pro-Palestinës në Londër/ 40 të arrestuar, plagosen tre policë

Dyzet persona u arrestuan të martën mbrëma në Londër, pas një demonstrate në mbështetje të palestinezëve, gjatë të cilave u plagosën tre policë. Demonstruesit...

Video e aksidentit në Klos/ Furgoni me pasagjerë përmbyset te tuneli i Murrizit

Pamjet që shihni tregojnë momentin e aksidentit të frikshëm në hyrje të tunelit të Murrizit. Nga aksidenti në fjalë, ku për shkak të përmbysjes...

Lajme të tjera

Web TV