“Më kërkuan të punoj pa masa mbrojtëse”, infermierja lë spitalin mes lotësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një infermiere ka treguar arsyet që e bënë të dilte nga spitali me lot, pasi ajo kishte frikë se mungesa e pajisjeve mbrojtëse e vendoste babanë e saj në rrezik nga infektimi me koronavirus, kur ajo të kthehej në shtëpi.

Kjo infermiere, e cila nuk donte të identifikohej dhe përdori pseudonimin Maria kur foli tha që vendimi ishte kundër gjithçkaje në të cilën besonte, por nuk mund të punonte me me pajisjet që i ofroheshin raporton The Sun.

Ndërsa fliste në anonimitet, ajo shpjegoi se iu kërkua të përdorte një maskë për të gjithë turnin kur ato e kishin edfektin vetëm për katër orë.

Infermierja tha që ajo kujdeset për babanë e saj në shtëpi dhe se ai është “shumë, shumë delikat”.

“Tani unë e di se ato maska ​​zgjasin vetëm për katër orë, unë e dija se nuk kisha punuar në të vërtetë me ndonjë rast të infektuar me koronavirus akoma. Më duhej të kujtoja se unë kujdesem edhe për babanë tim, dhe babai im është një nga njerëzit shumë, shumë delikat që infektohet kollaj dhe thjesht nuk u ndjeva rehat duke vazhduar turnin duke e ditur cfare masa mbrojtëse më ofruan”.

“Kam qarë për rreth dy orë në makinën time, ndjeva se vendimi ishte kundër gjithçkaje në të cilën besoj. Kur hyra në këtë fushë duhej të ndihmoja njerëzit dhe të jepja më të mirën. Fakti që më është dashur të largohem, shkon kundër gjithçkaje që kaloj, por e dija se duhej ta bëja sepse nuk dua të jem përgjegjësr për infektimin e babait tim”, tha ajo.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV