Policia e Shtetit vazhdon me ndëshkimet, ja sa persona janë gjobitur 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit për shkelësit e rregullave të karantinës.

Në 24 orët e fundit janë gjobitur 16 drejtues mjetesh dhe 253 persona të cilët kanë lëvizuar pa leje.

Mbrëmjen e djeshme, policia ka arrestuar një qytetar në Tiranë, pasi është konstatuar duke lëvizur në këmbë dhe ka kundërshtuar me dhunë forcat e Policisë në detyrë. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E. I., banues në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 16 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 253 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi E. I., banues në Tiranë, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme është konstatuar duke lëvizur me këmbë dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë në detyrë, duke e goditur me sende të forta.

Lexo edhe :  Kryetarja e Bashkisë Tiranë: Fëmijët e mi s’janë target për shantazh

Në Korçë është proceduar penalisht shtetasi O. A., banues në Lushnjë, pasi, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit për ta shoqëruar në Korçë, për t’u karantinuar në hotelin nga i cili ishte larguar.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 2 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV