Vijon seanca e OSHEE/ Gjyqtari i Apelit në Durrës, Desat Avdulaj shkel urdhrin e KLGJ-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa vendin e ka mbërthyer pandemia e Covid-19, Gjykata e Apelit në Durrës gjen kohën të zhvillojë gjyqin kundër OSHEE-së. Seanca gjyqësore e ndërmarrë në mungesë të plotë të transparencës, kryhet në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili ka vendosur të pezullojë veprimtarinë dhe shërbimet gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë për shkak të epidemisë nga COVID 19.

Duket se ky vendim nuk ka gjetur zbatim në Apelin e Durrësit, i cili përmes një trupe drejtuar nga gjyqtari Desart Avdulaj, planifikon të zhvillojë procesin gjyqësor ndaj OSHEE, në një sallë ku minimalisht pritet të jenë të pranishëm 30 persona, duke u kthyer kështu në një rrezik për përhapjen më tej të epidemisë.

Duhet theksuar se kjo seancë gjyqësore, ndërmerret në një kohë kur OSHEE, ka vendosur të ulë pagat e punonjësve me 30%, për shkak të krizës nga koronavirus dhe ky proces gjyqësor me vlerë mbi 200 mln lekë, e vështirëson më shumë situatën në këtë institucion.

Të fundit

14-vjeçarja shqiptare bie nga ura 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqi, ku një 14-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në spital pasi ka rënë...

Apple ndryshon pozicionin e logos në iPhone 17 Pro?

Apple mund të ndryshojë diçka më tepër sesa vetëm dizajnin e kamerave në serinë e iPhone 17 Pro. Sipas burimeve të besueshme, si Majin Bu,...

Britania shënon rekord gjashtëmujorin e parë/20,000 emigrantë kaluan kanalin e La Manshit

Rreth 20,000 kërkues azili kanë kaluar Kanalin e La Manshit me anije të vogla që nga 1 janari dhe kanë mbërritur në Britani, duke...

Turqia hyn në Evropë, përfundon blerjen e Piaggio Aerospace italiane

Prodhuesi turk i dronëve Baykar ka njoftuar përfundimin e blerjes së kompanisë italiane të hapësirës ajrore Piaggio Aerospace, sipas një deklarate zyrtare nga Ministria...

13-vjeçari humb jetën nga helmimi me alkool, akuzohet trajneri i tij i futbollit

Oscar Omar Hernandez u pa i gjallë për herë të fundit më 28 mars, pasi doli nga shtëpia e tij në Sun Valley për...

Lajme të tjera

Web TV