Fjala e mirë dhe trasta bosh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Haxhi Isufi

Shkak për këtë thënie të mençur të popullit tonë janë kronikat bajate televizive të shpërndarjes së ndihmave tek njerëzit nevojtarë, fukarenj e të pamundur. Mirë ata që shpërndajnë ndihma nuk kanë turp që reklamojnë trasta absurde me 2kg makarona, një oriz, një sheqer dhe një kola, po si nuk u vjen zor dhe televizioneve që i ndjekim me kamera e gazetarë, a thua se po transmetojnë një mrekulli dhe nuk mendojnë se në këtë mënyrë ulin dinjitetin e vëllait, mikut apo bashkëqytetarit të tyre, duke e nxjerr në ekran të shëpërfytyruar për një trastë bosh!

Si nuk skuqeni Ju hajdutë politikë e mediatikë!

Trishtohemi kur shikojmë në ekran lajme nga njerëz të qeshur, të kollarisur, të ngrënë e të pirë dhe nxjerrin nga goja porosi, japin mesazhe ‘si të lajmë duart’, na mbani me shpresë, me fjalë të mira se punët janë mirë, ju rrini brenda, ne punojmë nga jashtë, paratë do shpërndahen, ne nuk vuajmë për bukë.

A e kuptoni Ju se me këtë mënyrë pune tregoni se ushqeheni e lumturoheni me trishtimin, vuajtjet dhe depersonalizmin e atij teleshikuesi që e keni kthyer në një shtampë para ekranit? A e dini Ju se bamirësia është shpirtërore dhe ndihma e shtetit është detyrë dhe jo lëmoshë për qytetarët e vet?

Ne pretendojmë se jemi një Republikë normale, dhe nga ana tjetër shikojmë kronika sikur këtu është Siri apo një vend geto andej nga Afrika, duke nxjerr grumbuj romësh fatkeqë nëpër që rrugë që kërkojnë të mbledhin kanaçe e duke lypur bukë.

Mjaft më me fjalë të mira dhe trastën bosh. Jepini hallexhinjve mundësinë për të jetuar si njerëz normalë dhe mjaft më me ato ekrane të shitura tek politikanët hajdutë që keni pas. Kemi nevojë për pak optimizëm dhe shpresë në këtë kohë pandemie. Jemi i vetmi vend në botë ku qeveria ka “koronavirusin e vet” dhe opozita “koronavirusin e vet”, dhe të dyja palët me fjalë të mira dhe trasta bosh.

Lexo edhe :  Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet?

Ma ndjen zemra se pas këtij koronavirusi populli do të dijë se si ngrihet kundra virusit 30 vjeçar që e ka zënë…

Të fundit

Nga India deri në Filipine, si po zëvendësohen shqiptarët

Nga bregdeti i Sarandës, në Shqipërinë e mesme dhe deri në veri të saj, gjithnjë e më shpesh dëgjohet...

Aksident në aksin Elbasan – Ish-Metalurgji, automjeti përplas qytetarin me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan – Ish Metalurgji. Sipas burimeve për media, një automjet ka përplasur një...

Trump e rithekson: Do kishte luftë Serbi-Kosovë, por unë e zgjidha me tregti

Kësaj here në zyrën ovale dhe në prani të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se ndaloi...

Kreshnik Spahiu: Disa fakte për ata që duan ta shpallin Thethin ‘Republikë të pavarur’

Po e nis me konkluzionin politik: Qeveria nuk duhej të kishte nisur aksionin e buldozerëve në mes të sezonit turistik. Prej disa ditësh, nuk...

Vlorë, adoleshentja tentoi të vrasë veten, familjarët zhdukin armën

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e ditës së sotme në Vlorë ku një 17-vjeçare tentoi t'i jepte fund jetës duke...

Lajme të tjera

Web TV