Volodymyr Zelensky, Presidenti ukrainas ka premtuar shpërblim prej 1 milionë dollarësh për shkencëtarët që arrijnë të gjejnë vaksinën kundër koronavirusit.
Vendi i ish-Sovjetik me një popullsi prej rreth 42 milion ka konfirmuar 3,102 raste të COVID-19 dhe 93 njerëz kanë vdekur.
“Presidenti beson se një milion dollarë është një nxitje e mirë”, tha zëdhënësja e tij Yuliya Mendel në një deklaratë dërguar AFP, me qëllimin që të zhvillojë një vaksinë që do të “shpëtojë qindra mijëra jetë njerëzish”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, u shpreh ditën e hënë se është shumë e rëndësishme të zhvillohet vaksina e Covid-19 në mënyrë që të parandalohet transmetimi i sëmundjes.