Koronavirusi godet Teatrin Bolshoi të Moskës, infektohen dhjetëra artistë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetëra punonjës të Teatrit të famshëm Bolshoi në Moskë, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe janë karantinuar në shtëpi, bëri të ditur të hënën drejtori i teatrit me famë botërore, Vladimir Urin.

34 punonjësit e infektuar të Bolshoit ishin asimptomatikë, por iu ndalua të mernin pjesë në një koncert live të organizuar me artistët më të mirë në një teatër të zbrazët. Shfaqja u transmetua të shtunën në televizionin shtetëror.

Urin pohoi se askush nga qindra njerëzit që ishin të përfshirë në organizimin e koncertit të Bolshoi “My Vmeste” (Ne jemi bashkë), asnjë nuk kishte rezultuar pozitiv. “Pa përjashtim, i gjithë personeli i teatrit, përfshirë rojet e sigurimit dhe inxhinierët, u testuan për koronavirus dy ditë para koncertit”- tha Urin sipas agjensisë shtetërore e lajmeve TASS.

“34 njerëz rezultuan pozitivë me koronavirus. Ata nuk kishin ethe apo shenja të dukshme të sëmundjes, por të gjithë u pezulluan nga puna, dhe u dërguan në karantinë. Nuk ka asnjë mënyrë që dhjetëra raste të identifikohen vetëm në një koncert” – tha Urin.

Urin analizoi dhe humbjet ditore të Teatrit Bolshoi që prej mbylljas së tij, që sipas tij shkojnë deri në 114.000 dollarë në ditë, dhe paralajmëroi se teatri legjendar ka rrezik të shkojë drejt mbylljes nëse Moska do të qëndrojë në izolim deri më shtator.

Moska është bërë epiqendra e shpërthimit të Covid-19 në Rusi, me 11.513 raste nga 18.328 raste të raportuara në të gjithë vendin deri të hënën. Më shumë se 6.000 pacientë të prekur nga koronavirusi dhe që kanë simptoma të lehta, po trajtohen në shtëpitë e tyre në Moskë. Departamenti i Shëndetit në bashkinë e Moskës, thotë se ka kryer 315.000 teste për koronavirusin në 2 muaj e gjysmë. /S.T/Fjala.al

Të fundit

Zjarr pranë godinës së Bashkisë Elbasan

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një godinë të amortizuar pranë Bashkisë së Elbasanit, duke shkaktuar panik tek banorët...

Spiropali: Shqipëria qëndron krah Ukrainës, mbështesim sanksionet ndaj Rusisë

Ukraina feston 34-vjetorin e Pavarësisë ditën e sotme, ndërsa në kuadër të kësaj ditë në Tiranë është zhvilluar një aktivitet. E pranishme në këtë...

Nesër, dita kur vuloset fati i Adriatik Lapajt në politikë

Ankesa, rinumërime dhe beteja në Komisionin e Ankesave dhe në Kolegjin Zgjedhor. Përpjekjet e opozitës për të shpallur 11 majin si farsë elektorale dhe për...

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE?

Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza se qeveria e vendit...

Donnarumma gjen ekip në Premier League

Gianluigi Donnarumma, aktualisht pjesë e Paris Saint-Germain, është shumë pranë një kalimi te Manchester City pas marrëveshjes personale që ka arritur me kampionët e...

Lajme të tjera

Web TV