SHBA zbulon planin, ja si do dalin nga karantina pa u rrezikuar nga Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Testet e gjakut për ata që e kanë kaluar koronavirusin mund të luajnë një rol të rëndësishëm në marrjen e vendimit nëse miliona amerikanë mund të kthehen të sigurtë në punë dhe shkolla. Por zyrtarët e shëndetit publik paralajmërojnë se testet nuk janë të çertifikuara nga agjencitë që përcaktojnë efektshmërinë e analizave të tilla, dhe mund të krijojnë paqartësi në rrugën drejt mëkëmbjes.

Sipas agjencive rregullatore amerikane, më shumë se 70 kompani janë regjistruar për të shitur të ashtuquajturat teste të antitrupave javët e fundit.

ARCpoint Labs po kryen testet e blera, nga një kompani me seli në Gjermani dhe Kinë, për rreth një javë e gjysmë. Laboratori thotë se ka pasur rreth 300 testime deri tani dhe të gjitha kanë dalë negative.

Alan Wedal, pronar i ARCpoint Labs, thotë se kjo nuk është e papritur. “Është një pjesë shumë e vogël e popullsisë amerikane që po ekspozohet dhe po preket nga koronavirusi.” Ai thotë se kompania që bën testet ka një shkallë saktësie prej 97 për qindësh. Qeveritë në mbarë botën shpresojnë që testimet e shpejta, të cilat zakonisht përdorin një apo dy pika gjaku në një epruvetë, së shpejti mund të lehtësojnë kufizimet publike duke identifikuar njerëzit që kanë pasur më parë virusin dhe kanë zhvilluar imunitet ndaj tij.

Por mbeten pyetjet të rëndësishme: Sa të sakta janë testet, sa mbrojtje është e nevojshme dhe sa do të zgjasë ajo mbrojtje.

Testet e gjakut janë të ndryshme nga testet, të cilat aktualisht përdoren për të diagnostikuar infeksione aktive COVID-19. Testet e gjakut kërkojnë proteina të gjakut të quajtur antitrupa, të cilat trupi i prodhon ditë ose javë pas luftimit të një infeksioni. E njëjta qasje përdoret për HIV, hepatitin, dhe shumë sëmundje të tjera.

Lexo edhe :  Historia rrëqethëse e 12-vjeçares në Gaza që përpiqet të mbajë gjallë familjen e saj

Për shkak të thjeshtësisë relative të teknologjisë, Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve vendosi të hiqte dorë nga rishikimi fillestar i testeve, si pjesë e përgjigjes së saj urgjente ndaj shpërthimit të koronavirusit.

“Di që në këtë krizë, Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve nuk po kërkon një shqyrtim zyrtar të testit të kompanive si zakonisht. Dhe kjo është ndryshe nga ajo që shohim me teste të tjera në kohë të zakonshme. Kështu që mendoj që kushdo që po testohet duhet të sigurohet ta kuptojnë që testi që po kryhen është cilësor”. Dr Robin Patel, presidente për Shoqatën Amerikane për Mikrobiologjinë, këshillon që njerëzit të testohen përmes ofruesve të tyre të kujdesit shëndetësor për të qenë të sigurt se po marrin një test cilësor./voa

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV