AKEP urdhër për bllokimin e disa videove pornografike, zbardhet vendimi

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës u ka kërkuar kompanive që ofrojnë shërbimet e internetin të heqin 17 video me përmbajtje pornografike.

Nëpërmjet një vendimi të miratuar më 14 prill 2020, Autoriteti kërkon bllokimin e menjëhershëm të disa videove që ndodhen në këto faqe, nga kompanitë e shpërndarjes së internetit.

Nuk bëhet fjalë për vetë faqet, por vetëm për disa video që me sa duket “personazhet” janë shqiptarë.