Covid-19/ “Lani çdo mollë para se ta fusni në shtëpi”, mjeku flet për masat shtesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku shqiptar në Londër, Ardian Fandi, ka folur për disa masa shtesë që duhet të marë çdo qytetar në shtëpinë e tij.

Në një lidhjeje në “Skype” në emisionin “Shqipëria Live”, duke folur për situatën aktuale të koronavirusit, ai u shpreh se masat e marra nga Shqipëria janë të duhurat dhe kjo ka bërë që ne të kemi numër të pakët të të infektuarve dhe viktimave.

“Ne jemi një vend i varfër dhe u treguam më më shumë të zgjuar se shumë vende të tjera. Ndërsa Anglia është e pasur dhe në këtë rast nuk u tregua e zgjuar”.-u shpreh Fandi.

Më tej mjeku këshilloi qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë higjienën, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të minimizohet përhapja e virusit.

“Masat këtu janë më të lehta, por masat e buta po tregojnë se si po përhapet sëmundja. Unë po marr shembull Londrën, e cila është 3-fishi i Shqipërsisë, ju keni bërë një super punë me orën policore (u referohet masave). Po të shikosh sa kanë vdekur në Londër dhe në Shqipëri ka shumë diferencë. Në Londër kanë vdekur 3 mijë vetë në Shqipëri 25. Anglia është një vend i pasur dhe në këtë situatë nuk u tregua e zgjuar. Ne jemi një vend i varfër dhe u treguam më shumë të zgjuar se shumë vende të tjera.

Nëse nuk do të kishim marrë masat atëherë do të kishim shumë të sëmurë. Ne në fillim na thanë mos vendosni maska sepse përhapni panik tek pacientët. Kemi qenë në shkollë kemi bërë provimin e higjienës, ishte provim i lehtë, por qenka e vështirë për t’u aplikuar. Unë them që virusi do të përfundojë nëse respektojmë masat dhe qëndrojmë të mbyllur. Për fat të keq një person nuk shfaq simptoma, por duke mbajtur karantinën për një kohë që është e nevojshme, përhapja mund të minimizohet. Ju lutem rrini në shtëpi, ju lutem mbani higjienë. Çdo kokërr molle, domateje, pastrojeni dhe më pas futeni në shtëpi”,-tha ndër të tjera mjeku./Fjala.al/

Të fundit

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift....

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi i veçantë do të zhvillohet...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Lajme të tjera

Web TV