Hajdari bisedon me Yuri Kim, deputetja: Ndryshimet në Kodin Penal të panevojshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Rudina Hajdari ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hajdari shkruan se ka informuar ambasadoren për gjendjen e vështirë që ndodhen shumë familje shqiptare në kohën e pandemisë.

Më tej Hajdari shton se ka folur dhe për ndryshimet në Kodin Penal, për të cilat ajo është shprehur se është kundër.

“Gjeta rastin të falenderoja ambasadoren për kontributin e SHBA-së, me pajisje personale të mbrojtjes nga programi për Asistencë Humanitare i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e punonjësve të shëndetit në vijën e parë të luftës kundër COVID-19. ????”,-shkruan deputetja.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të bashkëbisedoja nëpërmjet video-konferencës me Ambasadoren amerikane Znj. Yuri Kim, mbi situatën e tanishme në Shqipëri. E informova për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen shumë familje shqiptare, realitet të cilin e kam prekur këto ditë teksa jam munduar të ndihmoj sado pak këto familje në nevojë.

Gjithashtu shpreha shqetësimet e mia për gjendjen emergjente nga COVID-19, mbi ndryshimet e Kodit Penal, të cilat janë të panevojshme e sidomos përmenda faktin se këto ndryshime cënojnë Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Gjeta rastin të falenderoja ambasadoren për kontributin e SHBA-së, me pajisje personale të mbrojtjes nga programi për Asistencë Humanitare i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e punonjësve të shëndetit në vijën e parë të luftës kundër COVID-19./Fjala.al/

Të fundit

Pse shumë shqiptarë adhurojnë dhunën?

Nga Shpëtim Luku Para disa ditësh ndodhi një episod dhune që trazoi opinionin publik dhe që si zakonisht, nuk mbeti...

“Çmendet” Moti/ Çfarë do të ndodhë në Shqipëri deri në fundjavë

Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu, fillimisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër të vendit. Ditën e martë vendi ynë do të...

Paralajmërimi i Trump për Rusinë, rriten çmimet e naftës në tregjet evropiane

Çmimet e naftës u rritën të hënën pasdite në tregjet evropiane, pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se do të shkurtonte...

Ç’fitoi doktori nga dashuria për Trump?

Që prej rikthimit të Donald Trump në Presidencë në SHBA, Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë patur shpresë se kjo do të sjellë të...

Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për ndihmë humanitare në Rripin e Gazës, duke deklaruar se Izraeli duhet të...

Lajme të tjera

Web TV