“Kishte dalë për të blerë domate”, babai jep detaje nga vdekja tragjike e 23-vjeçarit në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e shtunë, ku 23-vjeçari Reldi Guga mbeti i vdekur pasi u përplas nga një kamion me materiale ndërtimi ndërsa ishte duke ecur me biçikletë.

Babai i 23-vjeçarit në një intervistë në emisionin “Shqipria Live”, ka treguar momentin rrënqethës kur mori lajmin se i biri kishte pësuar aksident. Ai tregonë se Reldi kishte dalë për të blerë ushqime tek tregu, kur është përplasur nga kamioni. Babai i tij tregon se e kishte marrë vesh për aksidentin nga një tregtar.

Ai tregon se ndërsa djali i tij ishte i shtruar në reanimacion me plagë të shumta në trup, sic i kishin thënë mjekët, nuk kishin hyrë për ta parë pasi donin të kujtonin siç ishte në momentin që kishte dalë nga shtëpia. Deri më tani i ati i Reldit, thotë se nuk janë në djeni se si ai mund të jetë aksidentuar pasi askush nuk i ka treguar se si ka ndodhur aksidenti.

Pjesë nga intervista:

Çfarë informacionesh keni për atë që ndodhi të shtunën, ku po shkonte?

Reldi kishte nxjerrë leje nga policia dhe do shkonte te tregu për të blerë disa domate e pak djath. Isha duke ndenjur kur na njoftoi dikush nga tregtarët që na njeh. Pyeti bashkëshorten time, ku ndodhet djali dhe ajo i tha se e kam nisur në treg. Hajde shpejt i tha se djali të ka pësuar aksident. Shkova me gruan, na dolën dy policë përpara, doja të afrohesha te bicikleta që e pashë të shtrirë në tokë dhe domatet e hapura, por më thanë nisu te Spitali Ushtarak.

Rreth dy orë asnjë informacion nuk na dhanë në spitalin ushtarak. Pas dy orësh na tha një mjek që gjendja është shumë e rëndë dhe se s’mund ta lëviznin pasi kishte dëmtime në kokë. Na e treguan që ka shtypje të kafkës ka një carje në krahun e majtë dhe duhet ti bënim një skaner. Pastaj pritëm edhe dy orë të tjera e na thanë se skaneri s’ka dalë mirë, ka dalë shumë keq, ne do bëjmë të pamundurën si mjek, i kemi të gjitha ilacet, djali është në dorë të Zotit, deri sa na erdhi lajmi në orën 7 pa 10 që djali ndërroi jetë. Nuk hymë në reanimacion për ta parë se nuk donim, donim ta kujtonim djalin siç e nisëm nga shtëpia. Ramë dakord me bashkëshorten të mos e shikonim djalin në atë gjendje, nuk kërkuam fare ta shikonom, jo se nuk na lanë.

Çfarë ju thanë tregëtarët për ngjarjen?

Lexo edhe :  KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen

Asnjeri nga tregëtarët, as shoferi, as policia e shtetit s’na informoi veçse një polici që erdhi në spital dhe tha se po ecte me biçikletën për dorë në momentin e aksidenit, trajleri mori kthesën dhe ky ishte momenti kur u aksidentua. Asnjë nuk më ka informuar me detaje. Asgjë zyrtare, as ekspertiza.

Me cilin foli herën e fundit?

Me mua. Ai tha se do ikte të blinte gjëra në pazare dhe mu drejtua: babi do iki të blej domate e djathë se mora lejen.

23 vjeçari ishte djali i vetëm i familjes, vëllai i një motre, Zoi Guga e cila gjithashtu ka folur për emisionin dhe se kamerat e sigurisë janë marrë nga policia por asgjë nuk është bërë me dije për familjarët.

Të fundit

PD: Qeveria të shpallë zgjedhjet në bashkinë Tiranë!

Partia Demokratike kërkon nga organet e drejtësisë që të nisin hetimet për kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela...

Paralajmërimi i SHBA: Pritet sulm i pamëshirshëm nga Rusia

Raprezalja e paralajmëruar e Vladimir Putin kundër Ukrainës, pas sulmeve me dronë të fundjavës së kaluar nuk ka ndodhur ende. Kështu besojnë Shtetet e...

Qëllohet me thikë 16-vjeçari shqiptar në Itali, dalin dyshimet e para

Një 16-vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur rëndë në Itali, pas një sulmi me thikë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Vicenza, ku i riu u...

Përqafim i përzemërt pas 30 vitesh, Mirel Josa takon ndihmëstrajnerin e Serbisë

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll barazoi 0-0 kundër Serbisë të shtunën në "Arenën Kombëtare". Pjesë e stafit serb si trajneri i portierëve është edhe...

Shkarkohet trajneri i Italisë, zbulohen dy emrat në garë për stolin

Luciano Spalletti nuk është më trajneri i kombëtares italiane të futbollit. Ndërkohë mediet në Itali kanë dhënë edhe dy zëvendësuesit e mundshëm që janë ish-trajneri...

Lajme të tjera

Web TV