Del nga burgu polici i rremë, vidhte qytetarët në Berat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Polici i rremë që vidhte banorët e Lapardhasë në Berat është liruar nga burgu. Vendimi nga gjykata e Beratit.

Mësohet se Ismet Hada, mashtruesi nga Lapardhaja që maskohej si punonjësi i Policisë së Shtetit dhe u merte para e sende të tjera me vlerë banorëve të zonës, është liruar nga burgu dhe mbyllur në “arrest shtëpie”.

Vendimi u mor nga gjykata e Beratit, e cila ka vendosur të mos pranojë masën e sigurisë “arrest në burg” të kërkuar nga prokurori Ledjon Tema,duke caktuar masën e “arrestit në shtëpi”.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë prokurori Tema i tha trupit gjykues se personi i arrestuar Ismet Hida, ka kryer vjedhjen e dy qytetarëve duke i mashtruar.

Për të arritur qëllimin e mashtrimit, Hida përdorte një uniformë policie, duke iu prezantuar banorëve se ishte punonjës i Policisë së Beratit, dhe nëse nuk i jepnin para dhe sende të tjera me vlerë, ai do i arrestonte dhe i gjobiste, pasi qytetarët kishin thyer urdhërin për karantinimin.

43-vjeçari Ismet Hada, nga fshati Mbrakull, akuzohet për veprat penale “Vjedhje me anë të mashtrimit” dhe “Përvetësim i titullit të punonjësit të policisë”.

Sipas dosjes së prokurorisë Hada duke u prezantuar si punonjës policie dhe me anë të presionit, i ka marrë një shumë parash personit me inicialet R.K., banues në Lapardha, me pretendimin se po e falte që kishte thyer karantinën.

Gjithashtu, po me anë të mashtrimit dhe presionit, Hada i ka marrë një qytetari tjetër me inicialet P.B., një aparat telefon, për ta falur që kishte thyer karantinën.

Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi, janë provuar vetëm dy raste, ndërkohë në ditët në vijim pritet që policia të identifikojë dhe persona të tjerë që kanë rënë preh e mashtrimit të Ismet Hada./Fjala.al

Të fundit

Tifozët izraelitë shkaktuan një skandal ndërkombëtar me sloganin e tyre të turpshëm

Tifozët izraelitë, ose më saktë mbështetësit e Maccabi Haifa, shkaktuan një skandal mbrëmë (e enjte) në ndeshjen e tyre...

Skandal në Shkodër/ Gurorja ndot lumin, banorët pa ujë të pijshëm

Banorët e Postribës në Shkodër kanë dalë sot në protestë. As investimi i ujësjellësit një vit më parë nuk ka zgjidhur problematikën e ujit...

Përplasen dy avionë në pistë, anulohen përkohësisht fluturimet

Një incident ka ndodhur në aeroportin e Mançesterit të premten mëngjes, kur dy avionë të linjës easyJet u përplasën në pistë, duke rezultuar në...

Spanja në “luftë” me flakët, raportohet për 7 viktima nga zjarret

Spanja është duke u përballur me 14 zjarre të mëdha dhe autoritetet paralajmëruan të premten se “kushte të pafavorshme” po e bëjnë më të...

“Rreziqet janë të larta” Trump niset drejt Alaskës

Trump është nisur me aeroplanin qeveritar në Bazën e Përbashkët Andreës pranë Uashingtonit. Bëhet e ditur se Trump është nisur për në Alaska. Trump postoi...

Lajme të tjera

Web TV