E frikshme/ SHBA i kalojnë 31 mijë viktima nga Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në mbi 31 mijë dhe ai i të infektuarve mbi 640 mijë, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

Ndërkohë, guvernatori i Nju Jorkut, shteti me numrin më të lartë të të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, ka vendosur t’i lë në fuqi masat kufizuese deri më 15 maj. Guvernatori Andrew Cuomo, gjithashtu i bëri thirrje banorëve të Nju Jorkut që të përdorin maskat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Presidenti Donald Trump tha se qeveria e tij po përpiqet të përcaktojë nëse koronavirusi e ka burimin në një laborator të Uhanit, qyteti kinez ku ndodhi fillimisht shpërthimi i epidemisë. Edhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se Kina “duhet të tregohet transparente” në ato që di për këtë çështje.

Instituti i Virologjisë i Uhanit, që financohet nga shteti, i ka hedhur poshtë pohimet se virusi e ka origjinën tek laboratorët e tij./VOA

Të fundit

Robotët tani edhe boksojnë, pamjet tregojnë aftësitë luftarake të tyre

Robotët humanoidë po shkëmbejnë grushta në një kamp trajnimi intensiv përpara një gare boksi robotësh që do të zhvillohet...

Cilat janë dy shtetet që po na sjellin më shumë vizitorë në Shqipëri

Shqipëria ka pritur më shumë vizitorë në marsin e këtij viti me një rritje prej 21.9% krahasuar me të njëjtin muaj te 2024. Sipas të...

Microsoft bllokon emailet që përmbajnë fjalët “Palestinë” ose “Gaza”

Microsoft ka zbatuar në heshtje një politikë që bllokon emailet e punonjësve që përmbajnë fjalët “Palestinë”, “Gaza” ose “gjenocid” në serverët e saj të...

Operacion kundër terrorizmit në Fushë Kosovë dhe Malishevë, në pranga dy persona

Dy persona të dyshuar për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, dhe për shpërndarje të ideologjisë për organizata terroriste përmes rrjeteve sociale, janë arrestuar të...

Të shtëna me armë pranë selisë së CIA-s

Një incident u regjistrua këtë të enjte jashtë selisë qendrore të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Langley, ku rojet e sigurisë hapën zjarr, duke...

Lajme të tjera

Web TV