Si një efekt domino, shtet pas shteti u mbyllën prej situatës së koronavirusit. Përtej faktit se kërcënimi sa erdhi dhe u shtua në të gjithë globin, kishte një model të qartë përballjeje në shumë vende. Disa e mohuan koronavirusin, të tjerë e quajtën mashtrim, por në fund u dorëzuan duke shpallur karantinën.
Në botën e globalizuar që jetojmë, u nxorën pak mësime në javët e para të pandemisë të secilit vend, kur gjasat për ta ndalur virusin ishin ende të larta.
Tani fokusi është te kurba, ose te ngadalësimi i përhapjes së virusit me qëllim shmangien e numrit të lartë të vdekjeve. Ndërsa shumica e botës e ka përqafuar idenë e karantinimit, ende ka disa mësime për t’u nxjerrë nga katër vende që morën masat e duhura.
Taivani, vetëm 180 kilometra larg Kinës kontinentale, shmangu shpërthimin katastrofik të infektimeve. Në fund të janarit, ishulli vlerësohej se kishte numrin e dytë të rasteve në botë, sipas Universitetit Johns Hopkins. Por Tajvani me një popullsi prej 24 milionë banorësh ka regjistruar pak me shumë se 390 raste të infektimit. Ndërsa sot, nuk raporton raste të reja me koronavirus. Sigurisht që rol kanë masat e ashpra që u morën si mbyllja e shkollave apo çerdheve.Për sa i përket nurmit të vdekjeve, Tajvani nuk ka një kurbë të lakuar.
Ndërkohë që SHBA-të janë vendi më i goditur në botë, me të paktën 26 mijë vdekje të regjistruara deri tani. Nëse SHBA-të do t’i krahasonim me Tajvanin për sa i përket vdekjeve për numër banorësh, sot do të kishin ndërruar jetë vetëm 83 amerikanë.
Megjithatë Tajvani ka një kujdes shëndetësor të një cilësie të lartë. Suksesi kryesor i tij qëndron në gatishmërinë, shpejtësinë në reagim, gatishmërinë, gjurmimin e rreptë të kontaktit etj.
Ja leksionet që vijnë nga Tajvani:
1 – Rri në gatishmëri
2 – Tregohu i shpejtë në reagim
3 – Testo, gjurmo, karantino
4 – Vër në dispozicion teknologjinë dhe të dhënat
Kryerja e testeve në botë është e pamundur për të gjithë. Por ndryshe ndodh në Islandë, ku kushdo që ka dëshirë mund të testohet. Kjo dhe për faktin se Islanda ka një popullsi shumë të vogël, dhe vetëm tetë persona kanë vdekur deri më sot nga koronavirusi.
Por çfarë duhet të bëjnë vendet e tjera nëse marrin si shembull Islandën?
1 – Bëhu agresiv
2 – Përfshi sektorin privat shëndetësor
3 – Vepro në mënyrë parandaluese
4 – Përdor teknologjinë, por respekto privatësinë e qytetarëve
Koreja e Jugut e raportoi rastin e parë në të njëjtën kohë me SHBA-n dhe Mbretërinë e Bashkuar. Sot, Seuli po konfirmon maksimumi 30 raste të reja infektimesh në ditë. Ndërsa në Mbretërinë e Bashkua është rreth 5 mijë raste, e në SHBA më shumë se 20 mijë.
Mënyra sesi teston secili vend është e njëjtë, por kontrasti i infektimeve është dramatik. Në Korenë e Jugut ka vdekur 1 person për 100 mijë banorë, ndërsa në Britani thuajse 18 persona për 100 mijë banotë. Ndërsa në SHBA, 18 vdekje për 100 mijë banorë.
Por çfarë bëri mirë Korea e Jugut?
1 – Lejoi testimet për këdo që dëshironte
2 – Mësoi nga historia (Edhe pse thuajse e paprekur nga virusi SARS, Korea e Jugut “vuri mend” nga sindroma respiratore e Lindjes së Mesme)
Por çfarë bëri Gjermania?
1 – Testoi më tepër teksa masat lehtësohen gradualisht
2 – Shtoi kapacitetet në spitale.
Gjermania hartoi një provë për koronavirusin dhe përgatiti një numër të madh të mjeteve të nevojshme, shumë përpara se vendi madje të raportonte vdekjen e saj të parë.
Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi të mërkurën se vendi do të fillonte gradualisht të përshkallëzojë bllokimin e tij, vendi po planifikon të kryejë edhe më shumë teste, në rast se kontakti i shtuar çon në një valë të dytë të infeksioneve. Ashtu si shumë vende, Gjermania gjithashtu do të testojë dhe të përcaktojnë se kush nga popullsia mund të jetë imun ndaj virusit.
Numri i vdekjeve në Gjermani ka mbetur relativisht i ulët sepse koronavirusi u fut në vend kryesisht nga të ardhurit. Shumë kishin vizituar Italinë ose Austrinë.
Autoritetet ishin në gjendje të testonin njerëzit që ktheheshin në Gjermani nga këto vendpushime skish dhe të gjurmonin kontaktet e tyre për të provuar gjithashtu nëse ishin të prekur apo jo. Shumica e atyre njerëzve ishin të rinj, dhe ende sot, grupmosha më e madhe e të infektuarve është 35-59, e ndjekur nga 15-34 vjeç. Virusi po dëshmohet të jetë më vdekjeprurës mes të moshuarve në të gjithë botën.
Por ndërsa infektimet në vend rriten, Stürmer ka frikë se më shumë njerëz dhe të moshuar mund të vdesin në javët e ardhshme dhe se shkalla e vdekjes do të rritet.
Gjermania regjistroi 315 vdekje nga Covid-19 në 24 orët e kaluara, shkruante në faqen e saj të internetit, Instituti Robert Koch, të enjten. Kjo është hera e parë që janë raportuar më shumë se 300 vdekje në një hapësirë 24-orëshe.
Gjermania renditet e 18-ta në botë për sa i përket qasjes në kujdesin shëndetësor cilësor, sipas një indeksi të publikuar nga The Lancet, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar në vend të 23-të dhe SHBA në 29-të. Por këto indekse na tregojnë shumë. Për shembull, Italia renditet në vendin e nëntë dhe vendi gjithashtu bëri testime të rrepta, megjithatë ajo renditet e dyta me numrin e vdekjeve.
Gjermania është parashikuar të ketë nevojë për rreth 12,000 shtretër në kulmin e këtij shpërthimi në mes të muajit, sipas parashikimeve të Institutit për Metrikë Shëndetësor dhe Vlerësim. Ka mbi 147,000, më shumë se 10 herë nga nevoja e saj.
Në të kundërt, SHBA ka rreth 94,000 shtretër, rreth 15,000 shtretër më pak se nevoja e saj. Gjermania ka më shumë shtretër rezervë në njësitë e kujdesit intensiv që Italia ka së bashku.
Në fakt, sistemi shëndetësor i Gjermanisë ka një kapacitet kaq të madh, spitalet e tij tani po trajtojnë njerëz për koronavirus nga Italia, Spanja dhe Franca.
Autoritetet kanë arritur të diagnostikojnë njerëz me simptoma të lehta në spital shumë përpara se të përkeqësohen kushtet e tyre, duke bërë që disa ekspertë ta konsiderojnë se mjekimi i njerëzve me herët, vendosja e tyre në ventilatorë para se gjendja e tyre të përkeqësohet, përmirëson shanset e tyre për mbijetesë.
“Gjermania nuk është në një situatë kur sistemi i kujdesit shëndetësor është i mbingarkuar, siç e shihni në Itali, ku ata duhet të vendosin nëse duhet të trajtojnë një pacient apo jo. Ne nuk e kemi atë”, tha Stürmer.JavaNews/ Burimi: CNN