Majk Pompeo kërkon të vërtetën e përhapjes së virusit nga Pekini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari amerikan i Shtetit Majk Pompeo, ka ngritur pikëpyetje nëse Kina do të “dalë e pastër” pas raporteve që kanë nxjerrë në pah se koronavirusi e kishte origjinën nga një laborator kinez, jo si virus, por si pjesë e eksperimenteve të dala jashtë kontrollit.

Dhe kjo për të treguar se shkencëtarët kinezë janë më të aftë se ata amerikanët në identifikimin e kërcënimeve ndaj virusit. Ky reagim erdhi pasi presidenti Donald Trump, deklaroi të mërkurën se SHBA-ja po përpiqet të përcaktojë nëse në fillim koronavirusi kaloi aksidentalisht tek njerëzit gjatë eksperimenteve me lakuriqët e natës në Vuhan nga laboratori i Institutit të Virologjisë. Pasi përhapja e pandemisë u bë publike, udhëheqësit kinezë nxituan të fajësonin “tregun e lagësht” të Vuhanit, ku kafshët e egra, edhe pse jo lakuriqët, shiten për konsum.

Një burim i tha “Fox News” se fshehja e këtij skandali është “mbulimi më i kushtueshëm që një qeveri ka bërë në të gjitha kohërat”. “Pacienti zero” punoi në laboratorin e Vuhanit dhe e përhapi virusin në popullatën lokale pas largimit nga puna, thanë burime të mirëinformuara të inteligjencës.

“Ajo që ne dimë, është se ky virus e ka origjinën në Vuhan të Kinës”- tha Pompeo për “Fox Neës” të mërkurën në mbrëmje. “Ne e dimë se ekziston Instituti i Virologjisë në Vuhan vetëm disa kilometra larg nga vendi ku ndodhet tregu i lagësht. Ka ende shumë gjëra që duhen mësuar. Qeveria e Shteteve të Bashkuara po punon shumë për ta kuptuar si qëndron e vërteta”- – tha Pompeo.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me pretendimet e reja të SHBA-së ndaj Kinës, në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, Trump u përgjigj në mënyrë të prerë:“Ne po mësojmë gjithnjë e më shumë mbi këtë histori.”/S.T/.Fjala.al

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV