Filip Çaushaj, mjeku shqiptar i cili jeton në Amerikë ka treguar një histori personale kur kishte qenë në Wuhan para 5 vitesh.
“Për sa i përket Kinës kam qenë vetë në Wuhan para 5 vite më parë dhe si rregull duhet të haje një lakuriq nate për respekt, por unë i falenderova dhe kërkova fasule duke u thënë se ishin të mjaftueshme për mua“, tha Çaushaj.
Në një lidhje përmes ‘Skype’ për Report Tv, ai tregoi se gjendja në SHBA nga COVID-19 paraqitej tepër e rëndë, pasi masat për izolim dhe distancim social nuk u morën në kohë nga autoritetet atje.
“Shifrat janë shumë të frikshme deri më shumë se 600 mijë janë prekur dhe mbi 30 mija kanë humbur jetën. Ky është një problem madhor, qeveria jonë nuk qe gati të zbarkojë policisë, të ruajë distancën dhe të vendosi izolimin që ishin më të nevojshme dhe më shpejtë. Besoj që kanë vdekur shqiptarë që New York, Connecticut dhe Neë Jersey, por për sa i përket shifrave qeveria nuk do i jap të sakta deri në fund të epidemisë pasi qeveria nuk i ndan në etni, por ka shqiptarë kanë vdekur”, tha Çaushaj.
Për sa i përket masave të qeverisë shqiptare, Çaushaj i vlerësoi ato duhet thënë se fal tyre sot po shmangen mijëra të vdekur.
“Unë kam qenë në kontakt me Manastirliun dhe drejtues të tjerë dhe kanë ndjekur një strategji shumë të mirë. Qeveria ka vënë masa në rregull për të shpëtuar popullin shqiptar, mos harroni që Shqipëria është një popull i vobekte dhe po të liroheshin masat do vdesin me mijëra shqiptarë pasi nuk i kanë kushtet e vendeve të zhvilluara. Ka bërë shumë mirë dhe i mbështes masat e qeverisë shqiptare.”, tha mjeku shqiptar në amerikë.
Filip Çaushaj është profesor i Kirurgjisë në Universitetin e Konektikatit dhe Drejtor i Programeve Kërkimore. Ai është President i fundit i Shoqatës Internacionale të Kirurgëve në Universitet dhe ka marrë titullin Nderi i Kombit nga Shqipëria