Pas koronavirusit/Kina mban të fshehur veprimin e tmerrshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbuluar se Kina ka kryer fshehurazi teste bërthamore.

Megjithëse Pekini pretendon të respektojë traktatin ndërkombëtar që ndalon shpërthime të tilla, SHBA ka zbuluar se shteti kinez ka kryer testime bërthamore në Lop Nur të Kinës përgjatë vitit 2019

Përgatitja e mundshme e Kinës përgjatë gjithë vitit, përdorimi i dhomave të mbajtjes me eksplozive, aktivitete të gjera gërmimesh në Lop Nur dhe mungesë transparence në aktivitetet e testimit bërthamor… ngre shqetësime të mëdha”, thuhet në dokument, raportuar së pari nga Wall Street Journal.

Në raportin e Departamentit të Shtetit theksohet  se mungesa e transparencës nga ana e Kinës përfshin bllokimin e transmetimit të të dhënave nga sensorë të lidhur me një qendër monitorimi të operuar nga Organizata Gjithëpërfshirëse e Traktatit të Testit (CTBTO).

Kina mendohet të ketë rreth 300 armë bërthamore. Pekini zyrtar ka refuzuar propozimin e presidentit amerikan për të zhdukur armët e shkatërrimit në masë pasi sipas Kinës, forca  bërthamore është për sistemin e saj mbrojtës dhe nuk përbën asnjë kërcënim për vendet e tjera, shkruan The Indipendent

Raporti i nxjerrë së fundmi i bashkëngjitet edhe akuzave të tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kinës lidhur me fshehjen e informacionit për përhapjen e koronavirusit.

Këto dy çështje mund të çojnë në një përshkallëzim të marrëdhënieve midis dy vendeve./Fjala/

Të fundit

Kujdes! Po vjen gripi agresiv nga Australia/ Ja fashat që rrezikojnë

Gripi agresiv që qarkullon në Australi dhe Hemisferën Jugore do të vijë edhe në Shqipëri. Kështu u shpreh mjeku...

Përdhunoi një vajzë shqiptare në një klub nate në Itali/ Gjykata lë në burg Robinhon

Gjykata Supreme e Brazilit ka lënë në fuqi dënimin me burg për ish-futbollistin Robinho, i cili është në qeli që nga marsi i vitit...

A ka vërtetë në fiq grerëza të ngordhura brenda?/ ‘Zbulimi’ në TikTok që ngjalli debat

Çfarë ka brenda një fiku dhe pse është më i shëndetshëm se mendoni Sezoni i fiqve është në kulm dhe ne po shijonim frutat e...

Borxhet e votës së diasporës/ DHL “ultimatum” KQZ: 15 ditë kohë për të bërë pagesën

Përplasja ndërmjet KQZ dhe kompanisë postare që mundësoi votimin nga jashtë vendit ka kaluar në nivelin e kërcënimeve. Nëpërmjet një shkrese drejtuar Komisionit Qendror...

‘Do prehesh në Vunoin tënd’, mesazhi që la Rama në librin e ngushëllimeve për Anagnostin

Kryeministri Edi Rama, gjatë homazheve në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti, la edhe një mesazh në librin e ngushëllimeve. Në të shkruan se do...

Lajme të tjera

Web TV