Anglia bëri veprimin gjigant ndaj koronavirusit, por nuk funksionoi

Mbretëria e Bashkuar ka shpenzuar 16 milionë paund për të kryer teste ndaj koronavirusit por që e gjitha rezultoi një dështim.

Downing Street pagoi 16 milionë paund për dy ndërmarrjet kineze, pavarësisht se teknologjia që qëndron mbrapa këtyre pajisjeve është e paprovuar.

AllTest Biotech dhe Wondfo Biotech ishin dy kompanitë që deklaruan se produktet e tyre plotësuan standardet e shëndetit dhe sigurisë të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

Por e gjitha rezultoi një dështim. Për këtë arsye, Mbretëria e Bashkuar ka kërkuar rimbursimin për paratë e paguara për gjithë testimet që nuk funksionuan.