Covid-19/ Ministrja Shahini: Nxënësit mund të përsërisin vitin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini ka bërë me dije se duke parë situatën në tëë cilën ndodhet vendi nga koronavirusi është e pamundur që nxënësit e studentët të kthehen në institucionet arsimore këtë vit shkollor.

Në një intervistë për “Euroneës” Shahini tha se viti shkollor do të lihet në zgjedhje të vetë nxënësve apo studentëve, nëse duan ta përsërisin apo jo, por nuk përmendi një strategji që mund të ndiqet, që maturantët të mos humbasin mundësinë për të aplikuar në universitete.

“Të gjithë nxënësit do ta mbyllin vitin shkollor nëse duan. Nëse nxënësit duan ta përsërisin vitin shkollor apo duan ta bëjnë maturën vitin tjetër, do ta kenë këtë mundësi pa u penalizuar. Pra do të jetë një vendim që e marrin familjet duke parë dhe situatën sa kanë arritur të nxënë fëmijët e tyre, ku duan të studiojnë. Mund ta marrin këtë vendim që të  mbesin për vitin tjetër, ta përsërisin dhe një herë vitin pa u penalizuar, pa shkruar në dëftesa apo diplomë që janë përsëritës”,-tha ministrja.

Më tej ajo shtoi se këtë vit provimet e maturës do të jenë më të lehtë dhe në tezë nuk do të përfshihen mësimet që kanë marrë nga shtëpia.

“Duam që maturantët që kanë dëshirë të studiojnë jashtë të aplikonë në kohë, pra kjo do të thotë që provimet duhet të mbyllen brenda qershorit. Këto nuk janë vendime të marra, por skenarë që po diskutohen dhe po ndryshoja nga dita ditës duke shtuar elemente të reja. Po shohim edhe modelet përreth nesh në mënyrë që t’i aplikojmë në vendin tonë. Provimi i maturës do të jetë më i lehtë këtë vit. Nuk do të përfshiehn leksionet që janë marrë nga shtëpia,”-theksoi ministrja./Fjala.al/

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV