Evropa në panik, frikë nga valë të reja refugjatësh në kohën e koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për qeverinë në Athinë, nuk është vetëm një thashethem: ka informacione që Turqia ka transferuar migrantë nga pjesët e brendshme të vendit për në brigjet e Egjeut, shpjegon Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Panagiotopoulos, në një intervistë për stacionin televiziv Skai. Këta njerëz do të përpiqen të arrijnë në ishujt Grekë të Chios, Samos dhe Lesbos me varka dhe të hyjnë kështu në BE.

Prandaj për të gjitha forcat e sigurisë si tokësore dhe detare, ka një urdhër të qartë paralajmëron ministri: hyrja në vend e njerëzve në mënyrë të paligjshme duhet të parandalohet. Greqia do të ndërtojë “mure lundruese” në Egje për të parandaluar ardhjet e reja, raporton gazeta e Athinës Kathimerini pa përmendur detaje.

Edhe mediat gjermane kanë njoftuar për transferim migrantësh në brigjet e detit Egje gjatë ditëve të kaluara. Sipas informacioneve të gazetës Die Welt autoritetet turke kishin transferuar vetëm gjatë fundjavës së Pashkëve 2.000 vetë nga një kamp internimi në Osmaniye për në rajonin e Izmirit, që shtrihet në Detin Mesdhe, dhe u kishin sugjeruan që të largohen për në Greqi.

Një krizë e dytë refugjatësh në kufirin e jashtëm të BE?

Me sa duket Turqia dëshiron të shkaktojë një krizë të dytë refugjatësh në kufirin e jashtëm të BE. Që në muajin shkurt ka pasur përleshje të dhunshme në vendkalimin Kastanies/Pazarkule në kufirin greko-turk. Autoritetet turke nisën asokohe mijëra migrantë përmes lumit kufitar Evros me premtimin se do të lejoheshin të hynin në BE. Pas skenave tronditëse në kufi, Greqia mbylli si rezultat kufirin dhe pezulloi gjithashtu për një muaj ligjin për azil – gjë që sipas organizatave të të drejtave të njeriut është një shkelje të drejtës ndërkombëtare civile.

Lexo edhe :  “Do mbështesim popullin iranian”/ Putin pret delegacionin nga Teherani, dënon SHBA

Virusi Corona e ndez më tepër situatën

Përhapja e shpejtë e virusit Corona në Turqinë fqinje e shton edhe më tepër shqetësimin në Greqi. Duke iu referuar “qarqeve të informuara” e përditshmja e Athinës Ta Nea shprehet për një “marifet” të supozuar të qeverisë turke për të sjellë në Greqi migrantë të infektuar. Jorgos Katrougalos, zëdhënësi për politikën e jashtme i partinë e majtë në opozitë Syriza, e akuzon qeverinë konservatore nën kryeministrin Kyriakos Mitsotakis se po nxit frikën ndaj emigrantëve në radhët e popullësise greke dhe se po i paraqet refugjatëve jo si viktima, por si një kërcënim për shëndetin publik. “Qeveritarët nuk kanë guximin të shprehen hapur me retorikën e tyre të djathtë dhe në vend të kësaj u japin me synim mediave informacione sekrete,” tha Katrougalos në një intervistë për radio.

Griechenland Coronavirus Lesbos (picture-alliance/AP Photo/P. Balaskas)

Europarlamentarja konservatore, Eliza Vozemberg nuk e pranon këtë. Kjo qeveri asnjëherë nuk ka thënë në asnjë formë se të gjithë refugjatët janë kërcënim, tha eurodeputetja nga Athina për DW. Nuk ka asnjë provë që Turqia ka mbledhur me qëllim emigrantë të infektuar dhe do t’i dërgojë ata në Greqi. Sidoqoftë: “Nëse kur mblidhen mijëra vetë, është plotësisht e mundur që disa prej tyre të jenë të sëmurë tani që virusi po përhapet në Turqi”, thotë Vozemberg. Po ashtu ajo shton se nuk mund të pritet që autoritetet turke t’i kenë testuar të gjithë migrantët për virusin.

Të fundit

Klauzola më e famshme e momentit, reagon Barcelona: Do e paguajmë!

“Nëse një mundësi në treg e kërkon investimin bazuar te klauzola, Barca është gati të bëjë atë që është...

Ku shkojnë ambiciet e Putinit?

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian nuk janë akoma të qartë për ambiciet e Vladimir Putin në Ukrainë. Vetëm në Samitin e NATO-s në...

Danimarka tregon se është i zoti i shtëpisë në Groenlandë

Danimarka po organizon këtë muaj një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në Groenlandë, me pjesëmarrjen e një fregate, avionëve luftarakë F-16, forcave speciale,...

Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019! Përballet në gjyq me dy të akuzuarit

Arjan Ndoja është marrë në pyetje sot në GJKKO, në gjyqin ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes lidhur me atentatin e bujshëm të 1...

Kosovë, KQZ miraton listën e votuesve për zgjedhjet lokale, 41 mijë zgjedhës më pak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e 41-të të këtij viti, u njoftua me Raportin Informues mbi Listën Preliminare të Votuesve (LPV) për...

Lajme të tjera

Web TV