Hungaria në ndihmë të Shqipërisë, 100 mijë maska dhe 5 mijë kostume mbrojtëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hungaria dhuron 100.000 maska dhe 5000 kostume mbrojtëse mjekësore për Shqipërinë.

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim në Tiranë, Ministrin hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó. Ky takim, i zhvilluar në rrethana të jashtëzakonshme, nën masa të rrepta sigurie, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, u fokusua në disa çështje tepër të rëndësishme.

Avancimi i agjendës dypalëshe politike dhe ekonomike, rrugëtimi evropian i Shqipërisë, mbështetja e Hungarisë për ridërtimin e vendit pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, si dhe bashkëpunimi konkret në luftën kundër Covid-19, ishin ndër temat e diskutuara në takim.

Për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, Hungaria siguroi në mbështetje të luftës kundër COVID-19, 100.000 maska dhe 5000 kostume mbrojtëse mjekësore, me qëllim forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor në vend.

Të fundit

Flamurtari-Bylis ndryshon destinacion! Arsyeja: vlonjatët pa stadium

Ndeshja e javës së dytë të kampionatit “Abissnet Superiore”, Flamurtari – Bylis, e planifikuar të shtunën në stadiumin “Flamurtari”...

Lapaj e ngatërron Ramën me Pilinçin

Ardit Rada Në politikën shqiptare ka gjithmonë vend për një lajm të madh që nuk është lajm. Për një histori që thuhet me zë të...

Gonxhja: 26.5 mln euro të kursyera nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi se, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) në 16 muaj, Operatori i Blerjeve të Përqendruara...

Ish-të dënuarit politikë, del lista e dosjeve të përfituesve të këstit të pestë

Ministria e Financave ka çelur këstin e pestë për kategorinë e subjekteve përfituese joparësore (trashëgimtarë), të ish të dënuarve politikë dhe ka filluar procedurën...

Dita Botërore e Qenit: Pse duhet të mblidhni gjithmonë jashtëqitje qeni!

Në Ditën Botërore të Qenit, po shpjegojmë të gjitha arsyet (edhe ato që nuk i keni menduar ende) pse nuk duhet ta lini jashtëqitjen...

Lajme të tjera

Web TV