Iu gjetën armë zjarri automatike dhe municion luftarak, arretohet 20-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 20-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar, pasi i janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri automatike dhe municione luftarake.

Ky lajm u bë publik nga policia në një njoftim për mediat, ku thekson se krahas punës për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë nisur kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Vezhishti”.

Operacioni në kuadër të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje

Gjatë operacionit vihet në pranga një 20 – vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri automatike, me vete.

Sekuestrohet një armë zjarri automatike dhe municion luftarak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, krahas punës për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë nisur kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, gjatë kontrollit të territorit, kanë evidentuar një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Golem të Gjirokastrës.

Në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja” u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Vezhishti”, ku u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit S. R., 20 vjeç, banues në fshatin Golem, Gjirokastër.

Gjatë kontrollit fizik, 20 – vjeçarit iu gjet edhe një sasi e vogël lënde narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit tip kallashnikov dhe municionin luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme./Fjala.al/

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV