Kandidati për kryeministër, ja përmbajtja e letrës së 4-t që Thaçi i dërgoi Kurtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një tjetër letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Letra e katërt që Thaçi i ka dërguar Kurtit ka të bëjë me emrin që ky i fundit duhet t’ia dërgojë për kandidatin për kryeministër pas mocionit të mosbesimit.

Megjithatë Kurti duket se dëshiron ta çojë Kosovën drej zgjedhjeve të parakohshme më shumë se sa t’ja lërë postin një tjetri edhe pse brenda partisë së tij.

Në letrën e fundit që Thaçi i ka dërguar Kurtit i thotë se mosrefuzimi nga ana e tij nënkupton që ta dërgojë emrin e kandidatit/es për Kryeministër, të cilën nuk e ka bërë ende, duke marrë parasysh faktin që presidenti i ka dërguar tre kërkesa për këtë çështje.

Letra e Hashim Thaçit:

Në përputhje me nenin 95 të Kushtetutës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, presidenti Thaçi edhe një herë i ka kërkuar Kurtit që ta dërgojnë emrin e kandidatit/es për Kryeministër pa humbur kohë.

“Përkundër kërkesave të dërguara më 2 prill 2020 (Ref. 354), më 10 prill 2020 (Ref. 354/1) dhe më 15 prill 2020 (Ref. 370/1), edhe në shkresën tuaj të dërguar më 17 prill 2020 (Ref. 122/2020), ju nuk keni propozuar kandidatin/en për Kryeministër, por keni theksuar se nuk jeni duke refuzuar për të propozuar kandidatin për kryeministër. Më lejoni t’ua theksoj se mosrefuzimi nga ana juaj nënkupton që ta dërgoni emrin e kandidatit/es për Kryeministër. Por, ju nuk e keni bërë ende këtë, përkundër faktit që ua kam dërguar tri kërkesa për këtë qëllim”, ka shkruar në letrën e tij presidenti Thaçi./Fjala.al/

Të fundit

Gjermania mesazh politikanëve shqiptarë: Njoftoni 10 ditë para për takimet me emigrantët

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me një note verbale të...

Forcat Speciale arrestojnë bashkëshortin e ish-ministres socialiste, PSD kërkon lirim

Dardan Molliqaj, politikan i njohur në Kosovë dhe bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, është arrestuar nga Njësia e Reagimit të...

Dafina Zeqiri i bleu “Lamborghini” djalit pa lindur ende, komentuesit e “kryqëzojnë”

Dafina Zeqiri, këngëtarja e njohur shqiptare shumë shpejt do të bëhet mami i një djali. Ndërsa pritjes së ëmbël po i vjen fundi, ajo...

Përplasi me makinë punonjësin e Ministrisë teksa kalonte rrugën, arrestohet shoferi

Është arrestuar 62-vjeçari i cili një ditë më parë përplasi para Ministrisë së Jashtme një prej punonjësve të ministrisë, teksa ky i fundit ishte...

Putin takon emirin e Katarit, kritikon mbështetjen turke për opozitën siriane

Gjatë një takimi në Moskë me emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, presidenti rus Vladimir Putin bëri një deklaratë të fortë me...

Lajme të tjera

Web TV