Solidaritet për koronavirusin, ja institucionet që s’pranuan të përgjysmonin pagat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njëzetenjë drejtues të institucioneve të pavarura i janë përgjigjur thirrjes së kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi për përgjysmimin e pagës për tre muaj,  në shenjë solidariteti për përballimin e pasojave të pandemisë COVID-19.

Po ashtu Ruçi u ridrejtoi thirrjen edhe tetë institucioneve që nuk kanë reaguar ende.

Institucionit që iu përgjigjën thirrjes së Ruçit

Shumica e titullarëve të institucioneve u përgjigjën menjëherë dhe shkuan më tej se thirrja e Kryetarit të Kuvendit.

1-Në Bankën e Shqipërisë thirrjes iu përgjigjën, përveç Guvernatorit Gent Sejko, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, administratorët dhe drejtorët e Bankës.

2-Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, përveç përgjysmimit të pagës së vet, u bëri thirrje edhe vartësve të tij në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prokuroritë e rretheve të bëjnë të njëjtin veprim, si detyrim moral.

3-Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, mori vendim për përgjysmimin e pagës deri në fund të vitit 2020.

4-Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, përveç anëtarëve të Këshillit, Ilir Toska, Brikena Ukperaj, Dritan Hallunaj, Erjon Muharremaj  dhe Fatmira Luli, të cilët u solidarizuan, ua përcolli thirrjen të gjithë gjykatave për t’u solidarizuar në mënyrë vullnetare.

5-Nga Bordi i Komisionit të Prokurimit Publik, përveç Kryetares  Evis Shurdha, u solidarizuan edhe anëtaret Enkeleda Bega, Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj.

6-Nga Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare u solidarizuan Kryetari Ervin Mete dhe dy anëtarët, Idlir Gjata dhe Deniz Dërralla.

7-Nga Autoriteti i Mediave Audioviozive, u solidarizuan Kryetari i Bordit Gentian Sala dhe Zëvendëskryetari Sami Nezaj.

8-Nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare  u solidarizuan të gjithë anëtarët e  Këshillit.

9-Avokatja e Popullit Erinda Ballanca;

10-Këshilli Lartë i Prokurorisë;

11-Inspektori i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe i Konfliktit të Interesit, Shkëlqim Ganaj;

Lexo edhe :  Komisionet që marrin bankat nga bankomatet, BSH duhet të ndërhyjë

12-Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës Juliana Latifi;

13-Komisionerja për Mbikëqyrjen  e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha;

14-Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Petrit Ahmeti;

15-Kryetari i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Donald Duraj;

16-Drejtuese e komanduar e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli;

17-Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani;

18-Komisioneri për Informimin dhe Mbrojtjen e të Dhënave Besnik Dervishi;

19-Kryetarja e Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit , Gentjana Sula;

20-Kryetari i Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit, Kristaq Traja;

21-Kryetari i Entit Rregullator të Ujrave, Ndriçim Shani.

Nuk i janë përgjigjur thirrjes së Ruçit

1-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve;

2-Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri;

3-Këshilli i Emërimeve në Drejtësi;

4-Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi;

5-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit;

6-Kolegji i Posaçëm i Apelimit;

7-SPAK

8-Gjykata Speciale.

Edhe pse Kryetari i Kuvendit, z. Ruçi, nuk iu drejtua atyre me emër, përmendja e këtij fakti është një kritikë për ta, edhe pse morale. Sepse e tillë ishte edhe thirrja, e cila u drejtohej ndërgjegjes së zyrtarëve të lartë.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV