Transportoi 2 tonë drogë nga Vlora në Ancona, arrestohet 24-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Vlorës ditën e sotme ka vënë në pranga një 24-vjeçar me inicialet A.C. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se 24-vjeçari ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi për të, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Dyshohet që i riu të jetë implikuar në ngjarjen e ndodhur më 13 janar 2017, në Ankona të Italisë, ku është kapur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike marijuanë prej 2 tonë e 530 kg.

Njoftimi i policisë Vlorë

Kapet dhe ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim kombëtar. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, krahas punës së pandërprerë për monitorimin dhe zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërive, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar.

Në kuadër të procedimit penal nr. 12 të vitit 2017, shërbimet e seksionit të narkotikëve, në bashkëpunim me strukturat e tjera mbështetëse pranë DVP Vlorë, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim: A. C., 24 vjeç, banues në Vlorë. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas dyshohet të jetë implikuar në ngjarjen e ndodhur më 13 janar 2017, në Ankona të Italisë, ku është kapur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike marijuanë prej 2 ton e 530 kg. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet sot nga gazetaret nëse PD do të pranojë në shtator 50...

Berisha konteston sërish votën e diasporës/ Zarfet u plotësuan nga patronazhistët!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat për manipulim të votës në zgjedhje, duke hedhur dyshime të rënda mbi procesin e votimit...

Elisa Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ishte sot e ftuara e nderit në Mëngjesin e Lutjeve në Parlamentin e Austrisë. Mëngjesi i Lutjeve është një...

Pse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, ku u godit një grup kriminal shqiptar nuk ka lidhje me...

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë!

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin tonë, në Vlorë është ndaluar lundrimi për disa mjete për sot dhe...

Lajme të tjera

Web TV