Arrestohen 4 persona për trafik drogë, u munduan të korruptonin policat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shkodrës ka arrestuar katër persona dhe ka sekuestruar 58 kg kanabis. Dy prej personave janë ndaluar në mjetin e tyre tip “Benz”, ku ndodhej lënda narkotike, që po e çonin drejt Koplikut për ta trafikuar, të cilët kanë tentuar të korruptojnë policët me 2 mijë lekë dhe të arratisen.

Ndërkohë, gjatë aksionit uniformat blu kanë arrestuar edhe dy persona të tjerë, që kishin dijeni për drogën dhe ishin bashkëpunëtorë të trafikantëve.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Shtoj i Ri”.

Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

Transportente lëndë narkotike, tentoi të koruptonte punonjësit e Policisë Rrugore për të shmangur kontrollin e mjetit, por vihet në pranga, së bashku me bashkëpunëtorin që ishte pasagjer në mjet.

Vihen në pranga edhe dy shtetas të tjerë, për përkrahje të autorit të krimit.

Sekuestrohen 58 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të kontrolleve të ushtruara për zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe për goditjen e trafiqeve të paligjshme që mund të zhvillohen duke përfituar edhe nga situata, bazuar në informacionet e marra më parë për një mjet që po transportonte lëndë narkotike në drejtim të Koplikut, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shtoj i Ri”.

Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Shtoj i Ri”, kanë ndaluar mjetin e dyshuar që mund të transportonte lëndë narkotike dhe i kanë kërkuar drejtuesit të automjetit tip Benz, shtetasit H. A. dhe pasagjerit B. D., dokumentet e identifikimit dhe autorizimin për lëvizje, si dhe të hapte bagazhin e automjetit për kontroll. Drejtuesi i mjetit, bashkë me dokumentet, u ka ofruar punonjësve të Policisë edhe një kartëmonedhe dymijëlekëshe, me qëllim shmangien e kontrollit të mjetit.

Lexo edhe :  Imzot Gjergj Meta takon Papa Leonin në Vatikan, e fton të vijë në Shqipëri

Punonjësit e Policisë kanë bërë shoqërimin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, e të dy personave, të cilët kanë tentuar të largohen, por janë prangosur nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit që drejtohej nga shtetasi H. A., u gjet 46 kg lëndë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesë, në bashkëpunim me Policinë e Krujës, u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike, rreth 12 kg.

Në vijim të veprimeve nga shërbimet e Seksionit Operacional të DVP Shkodër, në fshatin Golem janë kapur dhe shoqëruar edhe dy shtetas të tjerë që kishin djeni për ngjarjen, konkterisht shtetasit A. Z. dhe R. Gj.

Në përfundim të veprimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

H. A., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë, për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,
B. D., 26 vjeç, banues në Varion, Fushë Krujë, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”,
R. Gj., 20 vjeç, banues në Bardhaj, Shkodër, për kryerjen e vepres penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe
A. Z., 27 vjeç, banues në Shkodër, për kryerjen e vepres penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale gjithsej 58 kg cannabis sativa, dy automjete dhe 4 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Rikthimi i emigrantëve përballë ikjes/ Pse po mungon frenimi i largimit të “trurit”?

Qeveria shqiptare vijon të hartojë politika dhe programe për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Prioritet është shpallur rikthimi i diasporës në jetën sociale dhe ekonomike...

Lajme të tjera

Web TV