“Covid-19 është i rrezikshëm”, pasi u shërua aktorja e La Casa De Papel sulmon qeverinë: Na gënjyen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e seriali ‘La Casa De Papel’, Itziar Ituño me rolin e Raquel Murillo (Lisbonë) ka mposhtur sëmundjen e koronavirusit.

Në një intervistë, aktorja u shpreh se ndjeu nevojë të tregonte që ishte infektuar pasi kuptoi se gjithçka që po ndodhte nuk po merrej seriozisht.

“Ky nuk është një grip, është shumë më i rrezikshëm. Ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm,”- shtoi “Lisobna” duke u shprehur se partneri i saj kishte qenë në gjendje më të keqe.

“Fillon me një kollë dhe të nesërmen zgjohesh me ethe. Në përgjithësi burrat bëhen më keq, ndaj ai pas 9 ditësh i sëmurë përfundoi në spital. Ai qëndroi në spital për 8 ditë shumë i sëmurë,”- u shpreh ajo.

Aktorja tregoi se kjo është një çështje shumë serioze duke treguar dhe simptomat: “Njëra prej tyre është humbja 100% e nuhatje. Gjithashtu kisha dhimbje koke dhe muskulore.”

Aktorja ishte shumë kritike për administrimin e sëmundjes nga autoritetet.

“Realiteti nuk është thënë, ky nuk është një grip i zakonshëm dhe masat u vonuan. Ne u gënjyen dhe situata reale u fsheh nga ne, në mënyrë që paniku të mos përhapej, por po e trajtojnë popullin si fëmijët. Zotërinj, kjo është më e rëndësishme dhe e rrezikshme sesa një grip. Nuk u tha e vërteta në kohë dhe kjo më zemëron shumë,”– u shpreh ajo.

Aktorja rrëfeu se shumë të afërm të saj kanë vdekur nga koronavirusi dhe nuk ka arritur dot ti thotë lamtumirë.

“Në qytetin tim Basauri afër Bilbao ka pasur shumë vdekje. Njerëz të njohur dhe të afërm të mi nuk kanë arritur t’ia dalin dhe ka qenë shumë e vështirë pasi nuk mund t’i them dot lamtumirë ose ti organizonim një ceremoni mortore të denjë.”

Të fundit

Dhunuan Genard Hajdinin dhe babain e tij/ Nis hetimi për 40-vjeçarin dhe 25-vjeçaren

Policia e Tiranës ka identifikuar personin që goditi me grusht personazhin e rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babain e tij, 4...

Situata me zjarret, “Mbrojtja” bën bilancin: 21 vatra në territor, 3 janë aktive

Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 18 janë shuar dhe 3 janë...

Në Gaza mbijetojnë vetëm më të fuqishmit – të tjerët mbesin duarbosh

Nga Nagham Zbeedat, Haaretz Në cepin e shkatërruar jugor të Rripit të Gazës, Um Balsam qëndron brenda një tendë të sajuar me çadra plastike e...

Qyteti spanjoll ndalon festimin e Fitër dhe Kurban Bajramit në vende publike

Autoritetet lokale të qytetit Jumilla në Spanjë kanë ndaluar komunitetin mysliman që t’i shfrytëzojë hapësirat publike, si qendrat apo sallat e sportit, për të...

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter goditi sot në mesditë Greqinë jugore. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet u regjistruan në orën 12:49...

Lajme të tjera

Web TV