Epidemiologu kërkon sa më shpejt teste masive në Shqipëri: Kujdes nga këto të dhëna

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemiologu Ilir Alimehmeti kërkon që autoritetet në Shqipëri të fillojnë të reagojnë dhe të realizojnë teste masive për koronavirusin. Sipas epidemiologut shqiptar, rritja e numrit të testeve është e rëndësishme pasi shtetet kanë filluar të zbusin izolimit, por kjo nuk mund të arrihet pa ditur shtrirjen e virusit.

Alimehmeti sjell shembullin e infektimeve në bordin e aeroplanmbajtëses “Theodore Roosevelt”, ku 60% e ushtarëve rezultuan të infektuar, por jo simptomatik. Mjeku thekson se, edhe pse kjo shifër është shqetësuese pasi tregon se si virusi mund të shpërndahet pa u kuptuar nga i infektuari, ajo duhet marrë me rezerva për faktin se ushtarët janë më të fortë fizikisht dhe se shifrat reale të sëmundjeve në ushtri shpesh nuk bëhen publike.

Deri dje, Shqipëria kishte realizuar 5311 teste çka është një numër shumë i ulët në krahasim me shtetet evropiane, përfshirë fqinjët në rajon.

Reagimi i Ilir Alimehmetit

Miqtë e mi!

“Vetëm ai që e ka mposhtur frikën e tij është me të vërtetë i lirë.”

Cit. Aristoteli

Duhet të kuptojmë që sa më shumë fillojmë dhe njohim shtrirjen e vërtetë të epidemisë, aq më shumë ridimensionojmë qëndrimet tona ndaj saj!

Një tjetër studim i kryer në një komunitet të tërë, këtë herë mbi efektivët e marinës së SHBA në bordin e aeroplanmbajtëses “Theodore Roosevelt”, na jap të dhëna të tjera kyçe mbi COVID-19.

? Shkurtimisht:

  • U testuan të gjithë personat në bord, 4800 persona.
  • 600 persona dolën pozitivë me COVID-19,12,5% e totalit.
  • 1 person kishte vdekur me COVID-19, 1/600 = 0,17%.
  • 5 ishin të sëmurë rëndë, 5/600 = 0.83%.
  • 60% e personave me COVID-19 ishin pa simptoma.

Kjo tregon se sëmundja përhapet dhe kalon në mënyrë të fshehtë te shumica dërrmuese e personave dhe vetëm një minorancë shumë e vogël sëmuret rëndë apo pëson fatalitet.

Lexo edhe :  “Eksperti” Manja udhëzon SPAK-un sesi duhet të hetojë

Këto të dhëna mund të jenë shumë të rëndësishme për politikëbërësit për ridimensionimin e masave në moshat aktive, pasi ky është momenti që shumica e shteteve po mendojnë si dhe kur të rihapen.

Gjithashtu na rikonfirmon idenë se duhen kryer testime në grupe të popullatës për të kuptuar me të vërtetë shtrirjen e sëmundjes.

Faktikisht, siç epidemiologët e kanë të qartë, aleati më i fortë i shpërndarjes së kësaj sëmundjeje është pikërisht aftësia e saj për të mos dhënë shenja në shumicën e popullatës.

? Shifra 60% e asimptomatikëve është shifra më e lartë në SHBA deri më sot, pasi në këtë shtet ende nuk janë kryer teste të gjera të popullatës apo të komuniteteve në veçanti, dhe as studime të popullatës.

? Ndërkohë CDC e SHBA-së deklaron se asimptomatikët janë 25-50% e të infektuarve.

‼KUJDES: ky interval kaq i gjerë tregon pikërisht mungesën e të dhënave të sakta që nuk disponojnë zyrtarët shëndetësorë të SHBA-së.

? Kujdes mbi disa pika kyçe:

  • Popullata e ushtarakëve është në moshë relativisht të re.
  • Popullata e ushtarakëve është më aktive dhe e fuqishme.
  • Shpesh, për arsye sekreti të shtetit raportimet e sëmundshmërisë në forcat e armatosura nuk pasqyrojnë të vërtetën dhe në raportime mbi sëmundje të tjera, sëmundshmëritë zakonisht janë të nënraportuara, pra ndoshta numri i të infektuarve mund të jetë edhe më i lartë se 12,5%.

Megjithatë, çdo informacion që grumbullohet e shton gjithnjë e më tej njohurinë mbi koronavirusin dhe është aleat kundër tij!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Të fundit

12 milionë turistë për 2024/ Rama: Do të preferoja që Shqipëria të bëhej një “Itali” e re

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e...

Autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake në Fier, disa të lënduar

Një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier, mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “ Ura e...

Ushtria amerikane “zbarkon” në Kosovë në kuadër të “Defender Europe 25”

Kosova sivjet është nikoqire e stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 25”. Ushtrimet do të mbahen në poligonin ushtarak të Babaj Bokës në Gjakovë. Disa mira...

Zbulohet pas 48 vitesh fëmija ilegal i Freddie Mercury me gruan e shokut të tij

Një libër i ri biografik që do të publikohet së shpejti, me titull “Love, Freddie”, po trondit botën e muzikës dhe fansat e Queen,...

VIDEO/ Napoli në festë, mijëra tifozë festojnë titullin kampion!

Një natë për t'u mbajtur mend në Napoli, jo si shumë herë. Skuadra e qytetit fitoi titullin e katërt në historinë e Serie A dhe...

Lajme të tjera

Web TV