Pushimet verore/ Presidentja e KE: Do të gjejmë “zgjidhje të zgjuara”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Evropianët do të gjejnë ‘zgjidhje të zgjuara’, për të bërë pushime verore këtë vit, tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një intervistë për “Expresso Sunday”.

Megjithëse një javë më parë Presidentja e KE u tha qytetarëve që të mos rezevojnë ende për pushime verore, në këtë intervistë Von Der Leyen thotë se pushimet do të bëhen, por pak më ndryshe.

“Unë mendoj se do të gjejmë zgjidhje të zgjuara për të pasur pushime verore. Ndoshta pak më ndryshe, me masa të tjera higjienike, me një distancë pak më shumë sociale, por do të shohim që do të gjejmë zgjidhje,” tha Von der Leyen.

Presidentja e komisionit tha se “është mirë” që vendet e BE-së kanë filluar të “heqin masat kufizuese”, por paralajmëroi se qeveritë duhet të ecin përpara “me kujdes, hap pas hapi dhe gjithmonë me vigjilencë”.

Këtë javë, Komisioni Evropian publikoi udhëzime për të përmirësuar koordinimin midis 27 kryeqyteteve në heqjen e masave kufizuese.

“Është e vështirë të parashikosh se si do të jenë muajt e ardhshëm, por ajo që unë shoh është se ne kemi filluar të mësojmë të jetojmë me virusin”, tha von der Leyen, duke shtuar se ajo është “habitur” me zgjidhjet që kanë gjetur disa sektorë ekonomikë që të funksionojnë.

Të fundit

Portieri i Kombëtares U-21 rikthehet në Greqi

Anxhelo Sina është zyrtarisht lojtar i PAS Janina. Klubi i kategorisë së dytë greke e ka huazuar portierin shqiptar...

Mediu justifikohet: Ja pse duhet të kemi disa grupe parlamentare

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur se është në të mirë të opozitës që të ketë sa më shumë grupe parlamentare në...

Sulm me thikë në Marsejë, disa të plagosur

Disa persona u plagosën gjatë një sulmi me thikë të ndodhur mesditën e sotme në qytetin francez të Marsejës, përpara se policia të qëllonte...

21-vjeçarja lindi foshnjën, e futi në qese të zezë dhe e fshehu në dollap

Një studente e Universitetit të Kentucky-t po përballet me disa akuza pasi policia gjeti një foshnjë të vdekur në shtëpinë e saj gjatë fundjavës. Sipas...

Luksemburg, aksidenti u merr jetën 3 djemve kosovarë

Një aksident tragjik raportohet të ketë ndodhur pasditen e djeshme në autostradën N15 të Luksemburgut ku 5 persona humbën jetën, 3 prej të cilëve...

Lajme të tjera

Web TV